Basha: Kaloni vettingun në politikë të pastroni sallën nga kriminelët dhe politikanët me kontakte të papërshtatshme

NDËRHYRJA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, GJATË SEANCËS SË KUVENDIT

Parafolësja na tregoi një broshurë që quhet kodi i sjelljes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Pra, është pirgu i letrave që na keni vënë përpara që kur jemi futur ditën e parë, është kjo. Kjo është një bllok bosh, është dhe një dyfletësh tjetër, nuk e di se çfarë është, ky është Kodi i sjelljes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që është një harxhim kriminal i parave dhe taksapaguesve të OSBE-së, këtë ia kam thënë ambasadorit paraardhës dhe ia them dhe këtij të riut që ka ardhur. Pse është një harxhim kriminal parashë, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend, i cili ka një problem, ka një problem që ka ekzistuar dhe para 2013-ës por që ka marrë dimensione botërore pas 2013-ës.

Këtu në këtë Kuvend ka kriminelë, këtu tani që flasim ka anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e sistemit të inteligjencës së policisë së shtetit. Në kartelat e Europolit, në kartelat e Interpolit, në kartelat e FBI-së, në kartelat e DEA-s, janë kriminel të ulur këtu. Ka dhe bedel të organizatave kriminale në kuptimin e Konventës së Palermos, jo më në kuptimin e retorikës politike. Të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale, edhe sipas kodit penal të Republikës së Shqipërisë. Dhe mbi të gjitha, këtu mbrapa, ulet dikush i cili ka përdorur fyerjet më të rënda, gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, në veçanti ndaj zonjave në këtë parlament, tash 8 vite.

Tash 8 vite pa i hyrë gjemb në këmbë. Ndaj, nëse do të kishte një proporcionalitet, e para dhe kryesorja që s’mund të ikni ju dhe të na bëni ne këtu morale për kodin e sjelljes së deputetit, është të kaloni vettingun në politikë, të pastroni sallën nga kriminelët dhe politikanët me kontakte të papërshtatshme. Siç, kemi votuar të pastrojmë gjyqësorin, pastroni sallën këtu. Kjo është e para, deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos në tualetet e Kuvendit, se sa kjo këtu. Mos na e tundni këtë këtu. Kjo është e para.

Dhe e dyta, kur të filloni me sanksione, në qoftë se nuk zbatoni proporcioanlitetin e sanksioneve i bie që për aq kohë sa i ka mbetur dhe të jeni të sigurt që do të punojmë çdo ditë t’ia shkurtojmë orët, ai këtu nuk duhet të vij fare me ato që ka nxjerr nga goja. Këtë legjislaturë dhe legjislaturas e tjera, prandaj matini dhe një herë fjalët, mos na e tundni këtë, mos e tundni litarin në shpinën e të varurit se po vareni nga plepat e gjithë Shqipërisë si parti e kriminalizuar në palcë.

Artikulli paraprak“Audiobooks.al” nga SIGAL UNIQA, merre librarinë kudo me vete
Artikulli tjetërBasha: Keni dhunuar ndryshimet e njëanshme antikushtetuese vetëm për ta mbajtur pushtetin me dhunë më 25 Prill