Krim makabër në Fier! Rrëmbehet dhe vritet një fëmijë i mitur

Një krim makabër ka ndodhur në Fier. Informacionet paraprake njoftojnë se, një fëmijë 8-vjeç është rrëmbyer paraditen e sotme në fshatin Greçalli të Fierit.

Dyshohet se është rrëmbyer nga fqinji i tij, i cili pasi e ka mbajtur të mbyllur për disa orë, e ka groposur.

Fëmija është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme, ndersa mësohet se policia ka shoqëruar një person, që dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Mësohet se autori i ngjarjes është Klodian Çalamani. Sipas njoftimeve, Çalamani e dhe më herët kishte rrëmbyer një vajzë të mitur.

Autori mësohet se nuk është hera e parë që rrëmben fëmijë, pasi dhe më herët ka rrëmbyer një vajzë por fatmirësisht nuk e ka vrarë. Fati ishte tragjik për 8-vjeçarin që u rrëmbye sot. Ngjarja e rëndë ishte regjistruar në vitin 2012.

Çalamani së bashku me një person të quajtur Florian Vasiu kishin rrëmbyer dhe torturuar një vajzë 16-vjeçare.

Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Florian Vasiu e pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të rinjtë, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta.

Floriani dhe Klodiani kishin planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakMe taksat e tyre shqiptarët paguajnë korrupsionin e Ramës
Artikulli tjetërBasha-Ramës: Sadist që torturon njerëzit, ti kënaqesh duke iu shkaktuar atyre vuajtje pafund