Basha: Vetting në politikë që shteti të çlirohet nga kapja e pushtetarëve të lidhur me oligarkët

“Abuzimi me pushtetin ka paralizuar demokracinë”

Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve.

Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.

1 20

Artikulli paraprak“Kuvendi më 18 Dhjetor”, Bardhi: Kolegji i Kryetarëve konfirmoi frymën e bashkëpunimit mes demokratëve
Artikulli tjetërNdahet nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu i shquar, Fadil Kraja