Qeveria dhe Paketa fiskale klienteliste.
Kryeministri i satelitëve dhe ministrja e “Akademisë së Barinjve” dolën sot që në mëngjes për ti mbushur kokën njerëzve me propagandë se gjoja kanë ndërmend që në vitin 2022 do stimulojnë fermerët e prodhimin vendas.
Projektbuxheti i vitit 2022 dhe Paketa Fiskale nuk reflektojnë asgjë tjetër veçse ndihmë për klientët e Edi Ramës dhe falimentim të fermerëve të ndershëm dhe nxitje për emigrim të familjeve që merren me bujqësi dhe blegtori. Më poshtë kam shkëputur tri ndryshime në ligjin për TVSH që shtyjnë fermerët e ndershëm drejt greminës!
❌”Kësisoj, ky projektligj propozon masa të politikës fiskale që konsistojnë në:
trajtimin me shkallë të reduktuar të TVSH-së prej 10 për qind të furnizimit të
inputeve bujqësore, siç janë: plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidan”
❌”Përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe të pajisjeve në
funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose
më të madhe se 500 milionë lekë;”
❌”Zëvendësimin e normës së kompensimit të prodhuesit bujqësor prej 6 për
qind në 0 për qind”
Po i marr me radhë: TVSH për imputet bujqësore aktualisht është 0%. Në vitin 2022 do bëhet 10%. Në kushtet kur çmimet i imputeve bujqësore janë rritur si pasojë e efektit negativ që shkaktoi pandemia, ngarkesa edhe me 10% TVSH do rrisë ndjeshëm koston e fermerëve të Peqinit, Belshit, të gjithë qarkut të Elbasanit por edhe fermerëve në të gjithë Shqipërinë
II- Deri më tani janë përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar importi i makinerive bujqësore për kontratat 50 milionë lekë ndërsa ndryshimet e reja e rrisin këtë prag në 500 milionë lekë. Ky ndryshim num bën gjë tjetër veçse trajton në mënyre preferenciale oligarmët e bujqësisë. Fermerët e vegjël nuk kanë fuqi investuese aq të mëdha.
III- Heqja e rimbursimit të TVSH një tjetër goditje. Fermerët blejnë çdo nënprodukt apo çdo element për të kultivuar produktin e tyre me 20% TVSH. Deri më tani shteti i ka kompensuar 6% të vlerës së TVSH. Por nga viti i ardhshëm fermerët do marrin 0 lek mbrapsht për të kompensuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Edhe kjo masë e padrejtë e qeverisë do bëj që të rritet sërish çmimi i produkteve të fermerit shqiptar.
Por sigurisht kur në Ballkanin Perëndimor politikat për bujqësinë janë shumë herë më favorizuese, edhe tregun vendas me fermerë të pambrojtur do e mbys produkti i importit. Çfarë do sjell kjo gjë? Sigurisht falimentimin e fermerëve shqiptar dhe shpopullimin e Shqipërisë.