Në shkurt të këtij viti, lajmi se Hueyda El Saied kishte prerë kaçurrelat që e karakterizonin u bë kryefjalë e mediave rozë, por askush dhe askund nuk u tha se në fakt artistja po luftonte me sëmundjen e tmerrshme që i mori jetën ditën e sotme.
Buzëqeshja në fytyrën e saj nuk e kishte tradhtuar në asnjë moment dhe të paktën në radhët e publikut që kishte memorizuar portretin e saj edhe pas shkëputjes nga ekrani, nuk e kishin dalluar asnjëherë problemin që ajo kishte me shëndetin.
“Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”, shkruante Hueyda krah fotos së saj të parë me flokët e shkurtër dhe sërish me buzëqeshjen që nuk i shqitej nga fytyra.
Por pasi po përballej me sëmundjen, nuk mund të anashkalonte as kritikat e dashamirësve të saj të shumë që i mungonin kaçurrelat e saj.
“Nëse do të kisha një shkop magjik e do të kisha mundësi të ndryshoja jetën time apo pamjen time të jeni të sigurt që nuk do të filloja nga flokët. Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të menoj se për ju jam thjesht një top leshi kaçurrel”, u shpreh në atë kohë Hueyda, por askush nuk ia kuptoi hallin, deri më sot.