Incineratorët/ Tabaku kërkesë SPAK: Kush është nën hetim? Kërkesë kryeministrinë: Sa herë ka hyrë atje Mërtiri, Zoto, Gugallja

• Hetimi i korrupsionit me incineratoret, Jorida Tabaku kerkese SPAK: Kur mbyllen hetimet, kush eshte nen hetim? Kerkesa per kryeministrine: Sa here ka hyre atje Mertiri, Zoto, Gugallja

Kërkesat për informacion që kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku i ka drejtuar institucioneve SPAK, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deputetit Petrit Vasili dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

Kërkesa për informacion drejtuar drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben KRAJA:

1. Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar tre kallëzime penale lidhur me tre
impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorët) të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. A
është regjistruar procedimi penal për secilën për këto tre kallëzime? Nëse jo, na vini në
dispozicion vendimet për mosfillimin e procedimit penal. Nëse po, ju lutem na vini në
dispozicion aktet përkatëse të regjistrimit.

2. Cilat janë veprimet hetimore të kryera deri më tani nga ana juaj? Në c’fazë ndodhen
hetimet për secilën cështje?

3. Cilët janë personat, të cilëve (i) iu atribuohet vepra penale; (ii) nën hetim; dhe (iii) të
pandehur për secilën cështje? A po hetohen shtetasit Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian
Gjiknuri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?

4. Kur do të përfundojnë hetimet për secilën cështje? Kur do të paraqiten kërkesat në
gjykatë për secilën cështje?

5. Cilat kanë qenë arsyet e vonesave të deritanishme në hetimin me shpejtësi të këtyre
cështjeve, pasur parasysh edhe dëmin ekonomik të jashtëzakonshëm që i është shkaktuar
taksapaguesve shqiptarë?

Kërkesa për informacion drejtuar Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria së Financave dhe Ekonomisë.

Kërkojmë vënien në dispozicion të një informacioni të plotë dhe të detajuar lidhur me të gjitha hyrjet që rezultojnë nga regjistri i institucionit tuaj të shtetasve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Bashkëlidhur informacionit të vihen në dispozicion edhe kopje të faqes nga regjistri i hyrjeve të institucionit.

Kërkesa për informacion drejtuar deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Petrit Vasili

Kërkojmë vënien në dispozicion të cdo të dhëne, dokumenti apo informacioni që dispononi lidhur me tre impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorët) në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Kërkesa për informacion drejtuar: Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve

Kërkojmë vënien në dispozicion të praktikës së plotë, përfshirë, por pa u kufizuar në, shkresa, kërkesa, ankesa, njoftime, shpallje, procesverbale, korrespondenca, kopje të faqeve të protokollit, raporte dhe çdo dokument tjetër që disponohet nga ana e institucionit tuaj lidhur me tre impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorit) të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Afati për dërgimin e dokumentacionit të kërkuar është 5 ditë nga marrja e kësaj kërkese nga ana e institucioneve të lartpërmendura.

Artikulli paraprakHetimi i inceneratorëve, Këlliçi: Mërtiri ka detyruar bankat që të mos japin informacione
Artikulli tjetërBasha: Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale