Teksa sot pritet miratimi i paketës fiskale dhe buxhetit nen për nen, fermerët po protestojnë para Kuvendit kundër paketës fiskale për Bujqësinë.
Fermerët kundërshtojnë subvencionet dhe planin e qeverisë për bujqësinë. Sipas tyre, buxheti i vitit 2022 për bujqësinë është i pamjaftueshëm, ndërsa ka shkaktuar polemika te palët e përfshira.
“Më djeg shpirti, nuk kam ardhur as për të majtë e as të djathtë, shteti është rregullator. A jemi ne fajtorë? Duhet t’i japim zgjidhje problemit Nuk ka zot nane që të na ndajë!”, tha një fermer.
“Ministrja nuk do të na dëgjojë! Të na barazojë me rajonin, nuk duam gjë tjetër. Përndryshe jemi të mbaruar!”, deklaroi një fermer tjetër.