Dy fjalë për mbledhjen e dy qeverive!

Miq, Mbledhja e sotme ne Elbasan e qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves duhet te shenonte nje ngjarje te rendesishme bashkepunimi midis dy vendeve.

Ne te vertet ky takim thellon edhe me shume hendekun dhe perçarjen midis dy qeverive te te njejtit komb.

Kjo sepse ne Elbasan perballe qeverise se Kosoves ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit te Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, perfaqesuesi i aleances trilaterale Beograd-Shkup-Tirane de facto aleances se rrethimit te Kosoves nga klika armiqesore serbo-shqiptaro maqedonase.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe lojen e rrezikshme te Serbomadhit Vuçiç i cili sapo bisedoj me Carin e Kremlinit per veriun e Kosoves dhe vasalve te tij, Zografi Bis dhe Zaev qe po bejne me rajonin tone duke nxitur me nismen e tyre nacionalizmat e semura dhe konfliktualitetin ne rajon. sb

Artikulli paraprakDy vjet nga tërmeti, akoma ka familje në çadra! Qytetari: Na thonë bëjeni vetë
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë në Vlorë! Nëna me fëmijën 1-vjeçar hidhet nga pallati, ndërrojnë jetë të dy