Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën, ku një autobus me fëmijë është qëlluar me armë zjarri në fshatin Gllogjan.
Sipas informacioneve paraprake flitet se të vdekur kanë mbetur 4 persona, shoferi i autobusit, fatorino dhe dy nxënës.
Personat e vdekur gjatë sulmit janë: Gani Gjokaj – shoferi, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj nxënësit.
Ndërkohë, disa persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, bën me dije policia.