Berisha paralajmëron Ramën nga Kurbini

“Foltorja” e Kurbinit nisi me një minut heshtje për jetët e humbura nga tërmeti i 26 dhjetorit të vitit 2019.

Ish-Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij me demokratët i cilësoi jetët e humbura nga tërmeti një krim shtetëror. Berisha hodhi akuza të rënda ndaj Ramës dhe qeverisë së tij duke e cilësuar situatën në vend tepër kritike.

Ashtu sikurse paralajmëroi Fatos Nanon kur ishte kryeministër, Berisha paralajmëroi Ramën të bëjë gati valixhet dhe të largohet në Beograd, se në Shqipëri nuk ka vend më.

“Situata në vend është kritike. Edvin, fundin e ke të afërt, ja ku është Kurbini në këmbë, mjerë ti çfarë do heqësh. Edvin atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos, po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh nga burrat dhe gratë e Kurbinit e të gjithë Shqipërisë, bëj gati valixhet dhe nisu për në Beograd, në Shqipëri nuk ke vend më.

Ky entuziazëm që buron nga shpirti juaj, idealet dhe zemrat tuaja, është energjia e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, është drita e shpresës”, u shpreh Berisha.

3 11

Artikulli paraprakRegjimi, skenar për të aksidentuar Berishën?
Artikulli tjetërTragjedia në Deçan, Berisha: Një krim i shëmtuar, vrasësi të gjendet dhe të marrë ndëshkimin ligjor