Banorët e zonës Radhimë-Tragjas-Orikum: Qeveria na mashtroi për rrugën. Po na vjedh pronat!

Arbi Agalliu ne mbeshtetje te banoreve: Qeveria te degjoje zerin e banoreve. Duhet transparence

Sot në mbështetje të banorëve të zonës Radhimë – Tragjas – Orikum, të cilët protestuan në lidhje me planin për ndërtimin e rrugës së re në këtë zonë.

Asnjë nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës e aq më tepër infrastrukturës rrugore por jemi totalisht kundër mungesës së informacionit që ka ky projekt e mbi të gjitha vjedhjes së pronës private.

Autoritetet përkatëse nuk kanë zhvilluar dëgjesa publike me komunitetin dhe nuk ka transparencë. Madje informacionin e kanë marrë në mënyrë personale.

Kërkesat dhe ankesat e ndryshme lidhur me këtë projekt, drejtuar institucioneve, asnjëherë nuk kanë marr përgjigjie.

Banorët përpara zgjedhjeve kanë marrë premtim verbal nga përfaqësues së Qeverisë dhe deputetë të PS, se ky projekt do të ndryshonte në funksion të komunitetit, duke i dhënë prioritet zhvillimit të zonës por vetëm premtime dhe fjalë bosh duke bërë që sot të ndihen të braktisur.

Ata kërkojnë mos zhvillimin e këtij projekti i cili prish banesat e bizneset e tyre, ju merr pronën duke nxjerr në rrugë qindra banorë e familje të kësaj zone.

Ky është një komunitet shekullor dhe autokton në këtë zonë dhe do të mbrojnë me çdo mjet demokratik pronën e tyre qindra vjeçare.

Ata propozojnë që të zhillohet projekti i rrugës ekzistuese apo dhe i rrugës së vjetër pasi jo vetëm tereni eshtë më i përshtatshëm por edhe nuk preken interesat e një komuniteti të tërë. Por mbi te gjitha përfaqësues së Qeverisë duhet të vijnë sa më parë dhe të ofrojnë transparencë me cfarë po ndodh.

1 30

Artikulli paraprakProtesta për banesat/ Tension në Laprakë, banorët përplasen me policinë
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë në Kavajë, burrë e grua gjenden të vdekur