Ngjarje e rëndë në Kavajë, burrë e grua gjenden të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Bëhet e ditur se, një çift është asfiksuar nga gazi dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen.

Sipas policisë dyshohet se çifti ka humbur jetën një ditë më parë dhe ditën e sotme janë gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakBanorët e zonës Radhimë-Tragjas-Orikum: Qeveria na mashtroi për rrugën. Po na vjedh pronat!
Artikulli tjetërBankat që pengojnë hetimin për llogaritë e incineratorëve do të thirren në komision dhe do të shkojnë para drejtësisë