Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dervician të Gjirokastrës. Mësohet se si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë, ka ndërruar jetë një shtetase e mitur, 12 vjeçe.
Banesa është përfshirë thuajse totalisht nga zjarret. Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset.
Pavarësisht ndihmës dhe dërgimit të së miturës me shpejtësi në spital, ajo ndërroi jetë në spital.
Njoftimi i policisë
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.
Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shehu: Ngjarja e paralajmëruar
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dervician të Gjirokastrës, ku si pasojë e zjarrit në banesë humbi jetën një vajzë 12 vjeçe.
Shehu thekson se ngjarja është e paralajmëruar, duke shtuar se banorët e këtyre zonave në shi e errësirë, ndriçohen me mjete primitive.
Postimi i deputetit të PD-së Tritan Shehu
Dervicani ne erresire, nje e mitur humb jeten!
Ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes se saj per kete humbje te rende e te pa zevendesueshme !
Prej ores 14,30 Dervicani eshte me mungese te plote te energjise elektrike.
Ngjarje kjo e zakoneshme jo vetem per Dropullin, por per te gjithe zonat rurale te krejt Qarkut te Gjirokastres.
Prej Krahesit te Memaliajt ne Carshove te Permetit, Zagorise deri ne Lopez te Tepelenes, Picarit ne Kakavije, prej Kelcyres ne Polican, kudo e njejta gje.
Mjaftojne dy pika shi ose pak ere dhe cdo gje ne erresire.
Dhe nuk ka asnje projekt permiresimi, institucionet heshtin, Qeveria shikon punet e saj…!
Keshtu ndodhi dhe sot kur ne ate erresire mori flake nje shtepi ne Dervican, sic duket si pasoje e perdorimit te mjeteve ndricuese primitive.
Per rjedhoje-nje ngjarje tragjike, humbi jeten nje femije.
Nje ngjarje e rende, por e paralajmeruar prej kohesh kjo ne fakt.
Shpreh te gjithe protesten time per kete indiference cinike dhe te gjate te ketij shteti ndaj qytetareve te tij.
Cdo gje duhet te kete nje fund!