Ish-deputeti nxjerr videon: Qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit nga një breshër

Xhemal Gjunkshi nxjerr videon: Qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit nga një breshër

Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri

Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment I rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.

Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).

Kjo është Qeveria e Show-ve e reklamave dhe tamtameve.

Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit.

#Kohapërveprim

Artikulli paraprakFoto e diktatorit në flamur, Alibeaj: PS pjellë e Partisë së Punës, PD paketë ligjore për dekomunistizimin
Artikulli tjetërPlagoset me armë ish-deputeti, në gjendje të rëndë në spital