Nga Lefter GËSHTENJA
Prej 30 vitesh, ne nuk po ndahemi dot nga e kaluara komuniste. Dështuam të dënojmë krimet, përgjegjësit e tyre, dosjet nuk janë hapur dhe ish të përndjekurit ende nuk kanë marrë atë që u takon.
Partia Demokratike në pushtet ndërmori disa nisma për dëmshpërblimin dhe integrimin e ish të përdjekurve, por nuk ishte e mjaftueshme.
Sot, teksa një deputet uron festat kombëtare me foton e ish-diktatorit, tregon se jemi ende të pashëruar nga komunizmit. Nëse kjo do ndodhte në një vend tjetër, ai deputet do humbiste mandatin.
Tanimë jemi në situatën që duhet vendimarrje. Partia Demokratike duhet të propozojë sa më shpejt projekligjin për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Simbolet e komunizmit duhet të ndalohen me ligj, dëmshpërblimi për ish të përndjekurit të përshpejtohet, dhe krimet e komunizmit të hetohen.
Sa kohë që trashëgimtarët e komunistëve janë në pushtet, kjo do jetë e vështirë.
Por Partia Demokratike në opozitë duhet të distancohet nga çdo ish-funksionar apo bashkëpunëtor i komunizmit në radhët e veta.