Një sasi e madhe droge shqiptare është kapur në Turqi. Policia turke bën të ditur se sekuestruar 1.5 ton drogë të ardhur nga Shqipëria.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, droga është e llojit kanabis sativa dhe u gjet në një zonë bregdetare, fshehur në një zonë të pyllëzuar. Deri më tani janë arrestuar tre persona.
Gjatë një operacioni të kryer në një anije në det prane Mugla Fethiye si pasoje e ndjekjes teknike dhe fizike në lidhje me sasinë e madhe te kanabisit që do sillet nga Shqipëria, drejt Turqisë në rrugë detare, nga ekipet e Drejtorisë së Degës KOM të Komandës së Xhandarmërisë Krahinore të Izmirit, në përputhje me koordinimin dhe udhëzimet e Zyrave të Kryeprokurorëve Publikë të İzmirit dhe Torbalit, u gjet 1.5 ton kanabis që u sekuestrua në operacionin e zhvilluar në mëngjes në Muğla Fethiye.
Aksioni është bërë me mbështetjen e Komandës së Rojës Bregdetare në koordinim me Komandën e Xhandarmërisë së Provincës Muğla.
Ndërsa 3 të dyshuarit lidhur me ngjarjen janë kapur dhe dërguar në qeli, po ashtu janë konfiskuar 3 pistoleta që i kishin të dyshuarit.