Eliminimi i Barcelonës nga Champions, Xavi: “Kemi prekur fundin, sot nis një epokë e re”

Për herë të parë, pas një dekade e gjysmë, Barcelona do të rikthehet të luajë në Europa League.

Të besuarit e Xavi Hernandez u mundën 3-0 nga Bayern Munich në sfidën e fundit, derisa në anën tjetër rivali direkt për vendin e dytë, Benfica, fitoi finalen e saj dhe kështu, e eliminoi Barçën nga Championsi.

Gjithsesi, Xavi ka një mesazh për të gjithë, Barcelona do të rikthehet shumë shpejt në maje.

“U kam thënë tashmë lojtarëve se sot fillon një fazë e re, do ta nisim nga zero. Tani për tani ka vetëm zhgënjim dhe dorëzim, por ne do ta kthejmë Barcelonën në vendin që meriton. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje dhe çdo titull”, u shpreh ai.

Hera e fundit kur Barcelona kishte luajtur në Europa League ishte viti 2003/04, një vit para se Lionel Messi të futet në ekipin e parë dhe që nga ajo kohë, Barça ka qenë e frikshme në Champions League.

Por, menjëherë pas largimit të Leo Messit, gjatë verës, Barcelona u rikthye të luajë në Euroap League, një detaji tjetër interesat se çfarë kishte bërë Messi për këtë klub, duke ndryshuar historinë. 

Të besuarit e Xavi Hernandez u mundën 3-0 nga Bayern Munich në sfidën e fundit, derisa në anën tjetër rivali direkt për vendin e dytë, Benfica, fitoi finalen e saj.

Xavi është shprehur tejet i mërzitur pas këtij eliminimi. “Nuk e meritojmë të jemi në Ligën e Evropës. Mendova se mund të konkurronim më mirë, por realiteti është se nuk mundëm”.

“Më dhemb shumë, nuk mund të përballojmë të jemi në këtë situatë, e kemi prekur fundin. Është koha të nisim gjithçka nga e para”, tha Xavi. 

Artikulli paraprakZakonet e të shkruarit
Artikulli tjetërBasha pas takimit me Escobar: PD është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit!