Reshjet intensive të shiut gjatë pasdites së sotme, kanë rikthyer gjendje alarmante në disa zona të vendit, ku ka pasur përmbytje, bllokim rrugësh, por edhe mungesë të energjisë elektrike.
Nga përmbytjet, pas qytetit të Vlorës, situata e vështirë është paraqitur edhe në Librazhd, ku mësohet se probleme ka pasur në kryqëzimin e qytetit, në rrugën e Policisë, rrugën e Spitalit ndërsa ka shpërthyer edhe kolektori i ujërave të zeza.
Mësohet gjithashtu se si pasojë e reshjeve të shiut, është shkëputur edhe energjia elektrike.