Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Leskaj: Në këto 9 vite të sektit Rama, situata është përkeqësuar

Nga Bujar LESKAJ

73 vite më parë, në 10 Dhjetor të vitit të vitit 1948 u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut.

Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qënieve njerëzore.

Edhe pse kanë kaluar rreth 73 vite nga miratimi i kësaj deklarate, mosrespektimi i të drejtave të njeriut vazhdon të jetë një problem me përhapje të gjerë në disa vende të ndryshme të Botës, duke përfshirë dhe vendin tonë.

Qytetarët shqiptarë edhe pse kemi 31 vite pluralizëm politik e demokraci, nuk gëzojnë mjaftueshëm informacion për të drejtat dhe liritë e tyre apo dhe mjetet ligjore se si t’i ushtrojnë këto të drejta.

Në këto 9 vite qeverisjeje të sektit Rama, i cili ka mbërthyer për fyti gjithçka situata e të drejtave të njeriut është përkeqësuar. Shqiptarët vetëm me fjalë gëzojnë të drejta, se në praktikë ata nuk kanë asnjë: u vidhet prona, jeta, dinjiteti, gjithçka nga ky sekt!

Në Shqipëri gjatë viteve të qeverisjes së sektit Rama është përkeqësuar aksesi i qytetarëve, gazetarëve dhe juristëve në të drejtën për informim; është përkeqësuar aksesi i organizatave të shoqërisë civile në proceset e konsultimit publik të ligjeve të rëndësisë së veçantë dhe aksesi efektiv i tyre në politikbërje.

Gjatë këtyre viteve shpesh herë është cënuar e drejta për tubime dhe organizime, janë vështirësuar kushtet social- ekonomike të grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, të cilat u përballën me papunësi, ndikoi në rritjen e numrit të grave dhe vajzave të dhunuara në familje, etj.

Përpjekjet për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, evidentojnë nevojën për të forcuar llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore në raport me individin dhe interesin publik në tërësi si dhe nevojën për të siguruar më shumë mundësi dhe barazi, për të rinj dhe të reja, vajza dhe gra, persona me aftësi të kufizuara, apo persona të tjerë që i përkasin grupeve të disavantazhuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike në shoqërinë tonë.

Ndaj sot kemi detyrimin e madh si politikanë, politikëbërës, qytetarë të përgjegjshëm të luftojmë vazhdimisht për respektimin e të Drejtave të Njeriut. Pa respektimin e dinjitetit të njeriut, detyrimet morale dhe juridike midis njerëzve as mund të lindin dhe as mund të mbahen në këmbë. Do të kishim të bënim me një hap pas të njerëzimit dhe me pranimin e barbarisë. Shteti juridik, në thelb, do të ishte i kërcënuar. Vetë Demokracia do të ishte e kërcënuar.

1 15

2 9

Artikulli paraprakKush është biznesmeni i ekzekutuar në Laç, e kaluara e tij
Artikulli tjetërSi u fsheh vdekja në punë e minatorit, thanë se ishte “vdekje natyrale”