Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD, Jemin Gjana, zbuloi se në Kuvendin e thirrur sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha marën pjesë 5004 delegatë, duke u shprehur se ky Kuvend ka shumicën.
Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 504 delegatë”, tha Jemin Gjana”
Gjana i kërkoi strukturës së PD-së që nesër pasi të jenë hedhur në sistem 5004 emrat të bëhen publik.