Lidhja Demokratike Gruas në Shqipëri do të nënshtrohet procesit zgjedhor në të gjitha nivelet. N/kryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma konfirmoi sot fazën e riorganizimit të strukturave të forumit të gruas demokrate, e cila do të nisë që nga data 5 janar me krijimin e grupeve të punës të procesit zgjedhor.
Në datën 6 shkurt do të zgjidhen kryetaret e forumeve të gruas në nivel dege. Pas kësaj date, fillon fushata për zgjedhjet në nivel qarku dhe në 19 shkurt do të zgjidhet kryetarja e LDG-së.
“Është e nevojshme ta bëjmë këtë komunikim me zonjat demokrate.Kjo është fillesa e një sistemi që siguron garën. LDG ka histori të grave me suksese ne profesion dhe politikë. Disa kanë qenë emblema. Kemi qenë krenare dhe të nderuara. Grupi i punës përbëhet nga zonja deputete kryesisht si dhe nga ato dhe kanë respektuar strukturat e gruas në disa qarqe. Ne dhe zonjat jemi të përjashtuar nga gara.
Jemi jashtë çdo lloj konflikti interesi. Nisim në datën 5 janar në degët në LDG. Për 3 javë vijon procesi i analizave dhe anëtarësimeve. Kjo analizë dhe performancë nevojitet pasi ka munguar gara dhe konkurenca duke mos siguruar transparencë.
Pavarësisht, gra të LDG kanë ditur të qëndrojnë aty dhe të jenë kontributore të mëdha ne degë dhe LDG Ato do të gjejnë mbështetje. Jemi mirënjohëse kudo që kanë mbajtur parimin e demokracisë dhe respektimit të parimeve.
Pas 3 javëve të analizës dhe hapjes së anëtarësimeve, do të nisim zgjedhjet në nivel dege. Platfomat do të regjistrohen. Në 6 shkurt do të zhvillohen zgjedhjet për nivel dege. Pas datës 6 do të fillojë gara për qarkun. Në 19 shkurt e mbyllim me zgjedhjen e kryetares së LDSH.