Elektriçisti humbi jetën, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së.

Është arrestuar drejtuesi i punimeve të OSSH-së, një ditë pasi humbi jetën elektriçisti që punonte në linjën elektrike në Memaliaj. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se  dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistëAgron Manaj pasi ra në kontakt me rrymën elektrike pavarësisht se u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ai nuk arriti të mbijetonte.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Artikulli paraprakKryetari i PD Lulzim Basha zbret në bazë, takime me strukturat dhe kryetarët e degëve. Niset drejt Dibrës.
Artikulli tjetërKreu i PD Basha në Dibër pas kërkesës së demokratëve. Në qendër të diskutimeve Aleanca Qytetare për Demokracinë