FSHF, ja si u ndanë çmimet për vitin 2021

Në eventin e organizuar nga FSHF në bashkëpunim me RTSH, u ndanë edhe vlerësimet për vitin 2021.Për “Topin e Artë” votuan gazetarët sportivë në Shqipëri dhe çmimin e fitoi ish-futbollisti i Teutës që aktualisht luan te Boluspor.Edicionin që shkoi ai fitoi “Këpucën e Artë” dhe titullin kampion me Teutën duke shënuar 16 gola në kampionat.Në ceremoninë e mbajtur nga moderatorja Hygerta Sako, çmimin si “Topi i Artë” për femra u fitua nga Megi Doçi, ndërsa si “Talent i Vitit” çmimi iu dorëzua futbollistit të Tiranës, Marsel Ismajlgecit.

Në formacionin e vitit janë përgjedhur: Bekaj, Gurishta, Adili, Belica, Hoxhallari, Lushkja, Aleksi, Asani, Bregu dhe Ibraimi. Ndërsa trajner i vitit është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Çmimet e vitit 2021:

Top i Artë (Meshkuj): Dejvi Bregu, Top i Artë (Femra) : Megi Doçi

Talent i vitit: Marsel Ismajlgeci

Formacioni i vitit: Bekaj, Gurishta, Adili, Belica, Hoxhallari, Shehu, Lushkja, Aleksi, Asani, Bregu, Ibraimi.

Trajneri i vitit: Thomas Brdariç.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=628&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Ffoto dejvi bregu eshte topi i arte i superiores ja si u ndane cmimet per vitin 2021%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Artikulli paraprak“Lufta e Berishës për interesat personale është luks për Ramën”/Basha: Në vend që t’i mobilizojmë gjithë shqiptarët në betejë, dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen nga ata që po luftojnë për karrige
Artikulli tjetërFinalja e Festivalit të Këngës. Triumfon Ronela Hajati