“I THIRRUR”! NË KURAN QUHET I “ARDHUR”

Ish kryetari i degës së PD Pukë dhe prej dekadash sipërmarës në SHBA dhe perfaqësues i komunitetit Shqiptaro-Amerikan Prel Dedaj në një shkrim komenton sulmin që mediatikisht po i bëhet kreut të PD Basha, ndërkohë që Sali Berishën i cili me një numër të pakët mbeshtetesish, çdo ditë e më tepër në zbritje, i bajnë jehonë , duke e paraqitur si të thirrur (në Kuran quhet “i ardhur” ) i cili mbas 30 vitesh në krye të politikës, tani paska për të ba të duhuren, çuditërisht edhe përse dihet se ka krejt diplomacine perëndimore kundër shkruan Dedaj.

Postimi i plotë

“I THIRRUR”! NË KURAN QUHET I “ARDHUR”

Diku kam lexuar se në kohët e hershme, në mungesë të aparaturave moderne për të sinjalizuar praninë e ndonjë helmi nga çarja e ndonjë tubi, në uzinat kimike përdoreshin kafazet me pellumba. Pellumba pasken ndjeshmëri të hatashme të pranisë gazit helmues. Sapo çfaqej gazi në ambjentet e punës , pëllumbat menjëherë permbyseshin dhe punëtorët me urgjencë vraponin jashtë kapanonit.
Mu kujtua ky rast, duke kërkuar një arsyje, përse emigrantët janë të parët që ndjejnë dhimbjen e atdheut, kur në vendet ku jetojnë kanë mirëqenie e mundësi jetese shumë më të lartë se ata që jetojnë në vendlindjet e tyre . Ndoshta malli për gjakun tënd , për gurët që ke shkelur në femiri, mundet edhe kembezbathur , për ujin e përroit ku je freskuar me moshatarët në vapën e mesditës , bjeshkën, maraku për bashkëfshatarët, se mund ti kenë mbytur hallet, për mësuesit që të kanë kultivuar dije, oborrin e shkollës ku në pushim të orëve të mësimit, ke luajtur hapa dollapa, për varret e të parëve , për kishen a xhaminë ku i je lutur Zotit t’i lehtësojë vuajtjet, për kumbaren e mikun e shtëpisë, janë pa dyshim grimca nga e shkuara, që për secilin përbëkan një puls ndjesor, që kur qenke në emigracion, mendja shtegtueka vetëm për në atdhe. Këtë gjendje emocionale, e vërejmë sa herë na qëllon të bashkohemi për raste me miqtë e të afermit tanë , me të cilët bashkudhtojme në maratonën e emigracionit, jo fort e lehtë për tu fituar. Ndoshta dikuj do ti duket fantazi aq sa thashë deri këtu , por ata që janë emigrantë si unë, jam i sigurtë se ndajnë të njëjtin mendim. Ndaj shembulli që zgjodha si paralele në rastin e reagimit të pellumbave ndaj gazrave helmuese, me jep disi përgjigje se përse emigrantët kanë aq shumë ndjeshmeri e proekupim për situatat jo të mira që kanosin atdheun tonë herë mbas here. Më duket me vend të ju kujtoj bashkë qytretareve të mi me banim në atdhe, se qëndrimi dhe vlersimet që japin emigrantët, duhen konsideruar krejt të dlira, dashamirëse e të pa djallzuara, për dy arsye kryesore.
Së pari! Emigrantët janë shumë larg interesave vetjake për karrjere politike a vende pune.
Se dyti! Kanë njohje mbi rëndësinë që ka ekzistenca e shtetit, ku mbret është vetëm ligji për të gjith njëlloj dhe politika gjithëpërfshirëse, për qytetarët , në vendet ku ata jetojnë.
Zor të ketë emigrant në USA në moshë madhore të mos ndjek trubullirat politike në vendin tonë këto kohët e fundit, nga perplasjet midis grupimeve që militojnë për të mbrojtur pasuritë korifejve të krimit e korrupsionit galopant të këtyre 30 viteve, të cilët veç e veç në aparence “grinden”, por grusht bashkuar në fshetesi, duan të eleminojne çdo grupim politik a lider që prinë në betejen për shtet ligjor, drejtësi të pavarur e aktive, ngritje të shpejtë mirqenie dhe që e shohin realizimin e programit të tyre bazuar në mbështetjen dhe ndihmën e demokracive perendimore, veçanërisht të mikut historik të shqiptarëve, shtetit amerikan. Sa të dëshpëruar bëhemi kur konstatojmë se pothuajse të gjitha studiot TV me gazetarë të paguar nga krimi ekonomik e rryma antiamerikane, që po perpiqet të frymoje në vendin tonë, kanë objekt sulmi vetem Lulzim Bashen. Sali Berishës me një numër të pakët mbeshtetesish, çdo ditë e më tepër në zbritje, i bajnë jehonë , duke e paraqitur si të thirrur (në Kuran quhet “i ardhur” ) i cili mbas 30 vitesh në krye të politikës, tani paska për të ba të duhuren, çuditërisht edhe përse dihet se ka krejt diplomacine perëndimore kundër. Asnjë fjalë për skandalet e qeverisë. Gjithashtu asnjë fjalë për presidentin e “shkarkuar” nga magjioranca socialiste. Vetëm Basha në fokus si tradhetar, pse zgjodhi të ardhmen e PD-s, duke respektuar ligjin e bashkemiratuar me kundërshtarët e tashëm brenda e jasht PD-s, që aleanca me SHBA do të jetë e paprekeshme. Duke parë vetëm nga këto lugina nëpër te6 cilat vegjeton që prej 30 vitesh krimi i gjithllojeshem e korrupsioni, duket se vendi po shkon drejt asgjesimit si popull dhe si teritor. Por duke ndjekur zhvillimet politike pa ethe interesash, shpaloset një kuadër krejt i kundërt me atë që përcjellin portalet e TV – të e blera. Ndërsa thyhet dera e selis PD-s me shkelm nga një nizam i z. Berisha, durrsakët i tremben këtij nazisti, që demostron forcë për të mbijetuar politikisht. Në takim nuk i shkojnë as 40 vetë e gjysma prej tyre ishin shoqruesit. Ndërsa në Dibër salla ku zhvilloj takimin Basha, ishte plot, në Vlorën e pavarësisë as 300 vetë nuk u mblodhën për Berishën, sa do që gjysma syresh vinin nga Fieri. Pra shqiptarët duken se janë të qartë dhe të vendosur, që fatin e tyre ta shohin në aleancë me perendimin dhe se të kaluares të 30 viteve, i ka nisur kapitullli i fundit. Ne emigrantet me trupin në emigracion, por me mendje e zemer në atdhe, nuk do të kursehemi për çdo nevojë që ka atdheu për ne, dhe do të gjendemi gjithnjë në krah të atyre që do të zgjedhin të ardhmen.

Artikulli paraprakSkandali i pagave, reagon PD/Alibeaj: Është faqja tjetër e medaljes të skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve. Shteti një han pa porta.
Artikulli tjetërKryetarja e LDGSH zgjidhet me 19 shkurt 2022.Grupi punës prezanton kalendarin.