Mesazh i fortë mbështetjeje nga SHBA, zëvendës ambasadori Smith një orë në zyrën e Bashës

Rreth një orë zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith në selinë e PD ka zhvilluar një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Zv. ambasadori Smith, në mungesë të ambasadores Yuri Kim e cila nuk ndodhet në Tiranë, ka takuar kreun e PD, Basha.

Nuk janë bëre të ditura temat e bisedës, por mendohet se thelbi i takimit ka qenë situata në PD dhe marrdhëniet e lidershipit të PD me SHBA. Kujtojmë se pak ditë më parë në vizitën e tij në Tiranë përfaqësuesi i lartë i DASH Escobar shprehu qartë mbështetjen për kryetarin e PD Basha duke e ftuar zyrtarisht per vizite në Washington.

Artikulli paraprakDyert e mbyllura, Bardhi: Selia e PD është e hapur për çdo demokrat të sakrificave, që punon për PD
Artikulli tjetërKreu PD, Basha thirrje demokratëve: Rrini larg skenareve të dhunës. Berisha ju ka mashtruar