“DW”: Gjatë tetë vjetëve që Obama ishte President i SHBA-së papunësia ra në nivelin nën 5% dhe rrogat u rritën mesatarisht me rreth 12%. Pse ka kaq shumë njerëz të pakënaqur?
Michael Burda: Shtresat e ulëta nuk e marrin pjesën e tyre që u takon. Është e lehtë që t’ia hedhësh fajin ekonomisë, ndryshimeve teknologjike apo globalizimit. Kjo ka çuar në një pakënaqësi shumë të lartë.
– A kishte mundësi Obama që ta luftonte më mirë pabarazinë e të ardhurave, për shembull, përmes rritjes së pagës minimale apo favorizime taksore për të varfërit?
Kjo është e vështirë, kur në Kongres sundon partia opozitare. Obama pati mjaft fuqi për të realizuar në periudhën e tij të parë në postreformën shëndetësore, por prej kësaj kohe ai arriti vetëm suksese modeste. Ai nuk mundi as të ngrinte pagën minimale dhe as synime të tjera për shkak se republikanët bllokonin gjithçka.
Michael Burda është profesor i ekonomisë pranë Universitetit Humboldt në Berlin