Kësaj shumice t’i themi mos e humbni besimin tek Shqipëria, mos e humbni shpresën për veten tuaj dhe fëmijët tuaj, mos u dorëzoni para një pakice, mos u dorëzoni para Trekëndëshit të kalorësve të tranzicionit që kanë marrë gjithçka e nuk japin asgjë po duan të vazhdojnë të jenë përjetësisht në karriget e pushtetit në sundimin e tyre të përjetshëm për hir të të cilit janë gati të ndryshojnë Kushtetuta, të shkelin Kushtetuta e ligje e pasurive të tyre korruptive. Sepse ata janë pakica absolute sado të zhurmshëm të jenë, sado t’ua ngenë volumin e zërit të tyre paraja e vjedhur nga shumica, pushteti i grabitur nga sovrani që janë qytetarët, ata janë prapë se prapë pakica. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin, shumica e shqiptarëve meritojnë ndryshimin, shumica e shqiptarëve duhet ta kenë ndryshimin dhe është misioni ynë të sjellim ndryshimin. Dhe ne do ta sjellim ndryshimin miqtë e mi, ndryshimin e vjedhur nga masakra zgjedhore e 25 prillit, do ta sjellim. Ne sot jemi më të qartë se ç’ishim me 26 apo 27 prill se pse u ndal ndryshimi. Ne sot jemi shumë më të qarrtë sepse edhe miqtë dhe aleatët tanë e kanë cilësuar qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në Balkan. Nuk ishin as zë lartë kur masakra zgjedhore e ndali ndryshimin sepse me të drejtë ngjarjet provuan që ndryshimi nuk do të ishte ai që duan dhe meritojnë shqiptarët ku brenda familjes tonë politike dhe brenda koalicionit tonë kishim akoma njerëz, prania e të cilëve, aspiratat të cilëve ishin jo në përputhje, por në kundërshtim me aspiratat e naftëtarëve të Ballshuit, e fermerëve të Divjakës, e studentëve të Fierit, e intelektualëve të Lushnjës e grave dhe burrave të qarkut të Fierit e mbarë Shqipërisë. Përkundrazi, kishin frikë se Trekëndëshi do ta përdorte 25 prillin prapë se prapë për ta mbajtur brenda kafazit shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Do ta përdorte për të vazhduar kalvarin e vjetër i cili as nuk nisi as nuk përfundoi, por u bë akoma më keq me Edi Ramën
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...