Lulzim Basha: Edhe një herë ju faleminderit për këtë aktivitet kaq të ngrohtë dhe frymëzues. Ndërkohë që ju dëgjoja gjithsecilën prej jush, secila prej jush një individualitet i spikatur, dua ta kuptoni fare mirë se jeni ju motivi i qetësisë, i durimit, i vendosmërisë, i forcës për ta çuar betejën deri në fund. Për mua dhe për gjithë zotërinjtë e tjerë në Partinë Demokratike, sepse duke pasur nëna, vajza, motra këtu, që në fakt përfaqësojnë gratë, vajzat, nënat, motrat demokrate dhe shqiptare anë e mbanë vendit, kaq të vendosur, kaq të kthjellët, kaq të frymëzuar, kaq plot shpresë, edhe në këtë kohë të vështirë për Shqipërinë, për familjet shqiptare dhe për familjen tonë politike, nuk do të kishte turp më të madh për burrat sesa të hedhin një hap pas, sikur për zonjat tona, për gratë e Shqipërisë, për gratë demokrate, për vajzat demokrate, sikur vetëm për ju ia vlen ta bëjmë këtë betejë deri në fund dhe fundi dihet. Historia ka përcaktuar që shoqëritë bëjnë përpara duke zgjedhur modelin e të mirës, modeli i të keqes i shkatërron dhe na ka shkatërruar për një kohë shumë të gjatë. Është akoma në krye të punëve të vendit, jo me votën e shqiptarëve, vazhdon dhe mbulohet edhe nga disa hijet të së shkuarës, që kemi vendosur ti lemë pas pikërisht sepse na kanë rikthyer 30 mos them 300 vjet mbrapa me gjuhën e urrejtjes. Unë e kam zgjidhur prej kohësh problemin e gjuhës së urrejtjes, që ditën e parë në politikë, kam pyetur cili është sekreti, mund të jetë ndoshta edhe gjenetik edhe kulturor, shpërfillja. Një gjë nuk e shpërfill dot, gjuhën e urrejtjes ndaj grave. Gjuha e urrejtjes ndaj nënave apo fëmijëve të nënave, nga një grusht njerëzish që sillen me një fanatizëm, me një verbëri, që nuk e kam parë e kam dëgjuar as nga kundërshtari politik, as ndaj kundërshtarit politik. Atyre ju them ndaluni sa nuk jeni vonë. Ia them qetësisht por vendosmërisht, ndalni sa nuk jeni vonë. Gjithçka ju fal, por harrojeni se jua fal gjuhën e urrejtjes ndaj grave demokrate. Për të tjerët dora ime është e shtrirë, siç e thashë jashtë ka edhe, kishte ndoshta, s’pashë, kryesisht disa djem të rinj, edhe ata kur të qartësohen vendin e kanë në familjen e tyre në qoftë se e konsiderojnë Partinë Demokratike familjen e tyre. Por në veçanti sa i takon zonjave demokrate, në veçanti sa i takon vajzave demokrate, është detyra ime dhe e çdo drejtuesi dhe drejtuese, e nënkryetareve të partisë, e kryetares së ardhshme të Lidhjes Demokratike të Gruas, në nivelin qendror dhe në nivel lokal, t’i shtrijmë dorën dhe ti sjellim nga acari dhe hutimi ku i ka çuar gjuha e urrejtjes, gënjeshtrat, sulmet, shpifjet, frika që janë instrumentet e të shkuarës brenda shtëpisë tonë dhe instrumentet fatkeqësisht e të sotmes në shtëpinë e shqiptarëve, në atë seli të uzurpuar padrejtësisht nga një karakter i cili kurrë nuk e ka parë gruan shqiptare si një vlerë, por e ka parë gjithmonë si një fasadë, siç i ka parë dhe gjithë të tjerët. Modeli pra ka rëndësi. Lidershipi mund të çmohet për shumë gjëra, por asgjë nuk ka vlerë nëse modeli është i gabuar. Dhe modeli i grave këtu në këtë sallë, i zonjave, i vajzave është frymëzim për çdo demokrat, është frymëzim dhe për mua personalisht dhe kur them frymëzim nuk është klishe, është ajo që më jep forcë. Në këtë mënyrë, e keni fare të qartë se një nga sekretet e forcës time jeni ju. Shpresoj që të jem dhe unë një nga shtyllat e forcës tuaj, sepse kryetarin nuk keni nevojë ta forconi, e keni të fortë, e keni në krahun tuaj dhe do më keni në krahun tuaj edhe si kryetar i Partisë Demokratike deri ditën kur bashkë me shumicën dërmuese të shqiptarëve që duan ndryshimin të kemi në dorë fatet e vendit dhe ta sjellim ndryshimin të gjithë së bashku. Procesi që keni nisur është një proces shumë i rëndësishëm. U fol këtu për diçka që ka ndodhur pak më shumë se një javë më parë dhe duhej të flitej, pavarësisht se unë nuk e ceka, nuk kam ndërmend ti rikthehem, çfarë e kishit për të thënë e thatë, është thënë dhe në takime të tjera publikisht, qoftë të Këshillit Kombëtar, qoftë të kolegjit të kryetarëve, qoftë të kryesisë që zgjati 9 orë ajo mbledhje, të tjerë e kanë thënë në media. Dhe mirë bëhet që thuhet, se është një farë terapie. Nuk na vjen mirë që e shfrytëzon kundërshtari politik, por në fund të fundit kur ndodh diçka e tillë është më e mira ta nxjerrësh sesa ta mbash brenda, më mirë ta shprehësh, ta nxjerrësh sesa ta kthesh në hithësi, sepse hithësia pastaj kthehet në ligësi, ne nuk na duhet ligësi brenda vetes tonë, por dua edhe një herë ta vë theksin tek ajo që kemi vendosur të gjithë bashkë, që kemi vendosur të zgjedhim të ardhmen. E ardhmja lind përmes sakrificës. Këtë si nënat nuk e di askush. Çdo nënë e di që e ardhmja njësoj si foshnjat, foshnjat, fëmijët janë e ardhmja vjen përmes sakrificës. Dhe jam i vendosur që të jem në krahun tuaj dhe ti prij kësaj sakrifice sepse e di që e ardhmja që vjen, e ardhmja qe na pret, e ardhmja që duan të gjithë shqiptarët, e ardhmja që do nën Fato këtu, është që fëmijët e shqiptarëve të gjejnë të gjitha mundësitë në vendin e tyre. Dhe që kjo të ndodh, mjafton të kemi një qeveri normale, që të krijojë kushtet për normalitet kudo ku shqiptarët kanë shkuar për një shoqëri normale, edhe kur nuk kanë folur një fjalë të gjuhës të vendit ku kanë shkuar, brenda një kohe të shkurtër kanë ndërtuar një jetë normale dhe shpeshherë përtej normales. Të prospert, kanë shkëlqyer, nga arti tek sporti, nga shkenca tek sipërmarrja. Imagjinoni se çfarë mund të bëjmë nëse largojmë një herë e përgjithmonë nga shpirti i shoqërisë tonë, toksinat e të kaluarës, helmet e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit, modelin e frikës, modelin e kultit të individit, modelin e njërit të pazëvendësueshëm e mbi të gjithë të tjerët, më të mençurit e të mençurve. Modeli që na mbajti 45 vite në diktaturë dhe vazhdojmë të paguajmë akoma 30 vite taksa të asaj diktature dhe të nënmodeleve që ajo diktaturë na la pas. Tani është koha për ndryshim, tani është koha për të ecur përpara me vendosmëri drejt modelit të së ardhmes. Dhe modelin e të ardhmes e kemi para syve tanë. Janë vajzat shqiptare, janë djemtë shqiptarë, jeni ju, nënat, bashkëshortet shqiptare që i keni bërë të mundur 1001 vështirësi, që në mendjen e tyre, në shpirtin e tyre të mos kenë këto toksina, por të kenë vetëm një dëshirë, të jetojnë me dinjitet, t’iu krijohet mundësia për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre. Kjo është plotësisht e mundur. Këtë do ta bëjmë të mundur! Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i Lidhjes Demokratike të Gruas. Dhe së bashku, me vetëdijen për këtë mision, të bindur që vendi i ka të gjitha mundësitë, të padorëzuara, siç nuk jeni dorëzuar kurrë dhe siç nuk dorëzoheni kurrë pa asnjë vështirësi, nuk ka forcë që na pengon për ta bërë këtë mision realitet dhe të prekshëm për çdo grua dhe për çdo vajzë shqiptare, për çdo të ri dhe për çdo të re shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët. Sot jemi në zemër të Tiranës dhe dje apo pardje isha në Fier, pritje me të vërtetë e mrekullueshme dhe prekëse, qoftë me pjesëmarrjen, qoftë me entuziazmin, cilësinë, me qytetarinë. Dhe kështu do të jem cep më cep, duke folur me të gjithë. Edhe me ata të zhgënjyerit, edhe me ata të zemëruar nga masakra e 25 prillit, që duan të dëgjojnë, kanë dhe pyetje, kanë dhe kritika ndaj meje, ndaj bashkëpunëtorëve të mi, ndaj çdokujt. Do t’i dëgjojmë të gjithë. Të gjitha ata që se kanë humbur arsyen, apo që ndoshta për një moment e humbën, po iu është rikthyer arsyeja dhe e kuptojnë që këtë betejë nuk mund ta bëjmë për fatin e një njeriu kushdo qoftë ky. Por e bëjmë për fatin e përbashkët, jo thjesht e të gjithë demokratëve, por të gjithë shqiptarëve. Sepse në këtë moment, kështu ka dashur fati, Zoti, në këtë moment të historisë, është përcaktuese për Shqipërinë dhe shqiptarët, mënyra se si ne do t’i prijmë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj e thash atë ditë në Kuvend dhe nuk do lodhem së thëni: Si është Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër. Dhe siç janë gratë demokrate, siç janë zonjat demokrate, siç janë vajzat, nënat demokrate sot, do të jetë Shqipëria nesër. Dhe kur ju shoh kështu, e di që Shqipëria nesër do jetë e fortë, e mençur, e bukur dhe me një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar. Ky është mesazhi që marrë unë me vete nga ky takim të mrekullueshëm, për të cilin ju falënderoj nga zemra dhe shpresoj shumë që ky është mesazhi që marrin jo vetëm gratë dhe zonjat, por edhe bashkëshortet, edhe djemtë, edhe burrat anembanë Shqipërisë. Faleminderit shumë!
Kryesore
Continue to the category“SPAK të mos vonojë hetimet për lidhjet e politikës me krimini”,...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për gazetën “Panorama” theksoi se qëndrimi i gjatë i mazhorancës në pushtet vjen për...