Nënkryetarja Jorida Tabaku ka deklaruar se PD do i shpallë brenda afatit kandidatët për kryetar në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 mars.
Tabaku njoftoi se PD është e angazhuar që në këtë proces të krijojë një aleancë të jashtëzakonshme dhe të gjerë me të gjithë partitë aleate të koalicionit opozitar së pari dhe së dyti një aleancë me qytetarët
”Jam i sigurt që PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm më përfaqësues të mundshëm me integritetin më të lartë, krahas kandidaturave kriminale që kishte qeveria që sot janë larguar e kanë lënë 6 vende bosh, pjesa më e madhe sot duhe të ishin bosh.” u shpreh Tabaku