Sipas deputetit të PD Dashnor Sula lajmi më i hidhur i kësaj jave është rënja për herë të parë pas gati dy dekadash i eksporteve të zarzavateve.
Në një postim në rrjetet sociale Sula shkruan kalbja në sera e prodhimeve të dyta të sezonit 2021 për shkak të mungesës së kërkesës nga jashtë, farës së keqe dhe çmimeve të ulëta janë disa nga arsyet e rënies së eksporteve.
”Sipas të dhënave të INSTAT, institucion që kontrollohet nga qeveria e “Sulltanit”, për tregtinë e jashtme, eksportet e zarzavateve arritën gjatë vitit të kaluar 8,830 milionë lekë me rënie me 0.4 për qind në raport me vitin e kaluar.
Paramendoni sesi do jenë të dhënat për këtë vit që kemi nisur kur qeveria e Inceneratorëve dhe koncesioneve ka rritur barrën ndaj fermerëve. Sektori që siguron më shumë vende pune në Shqipëri jo vetëm që është “një shtëpi pa çati” por ka edhe një qeveri që i godet çdo ditë.
Janë pikërisht vështirësitë që hasin njerëzit më punëtorë të këtij vendi, arsyeja se përse ata largohen çdo ditë drejtë Greqisë e Italisë për të punuar në tokat e të tjerëve.” shkruan deputeti i PD Dashnor Sula