Raporti i Transparency International/ Basha: Rama e mban Shqipërinë në vendnumëro. Lufta kundër korrupsionit, interesi ynë kombëtar

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar me një postim në “Twitter” pas publikimit të raportit të “Transparency International” ku Shqipëria ka shënuar një pikë rënie në Indeksin e Korrupsionit. Kryedemokrati shkruan se lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit.

Postimi i plotë

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro. Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!”,

 

 

Artikulli paraprakPD: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve. Jorida Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë e Financave
Artikulli tjetërRoland Bejko i përgjigjet Tritan Shehut: Është bela kur e vret turpin, s’të bën më asgjë përshtypje