‘Individët janë bërë dele dhe shefat ujqër’/ Gjekmarkaj: Sot është dita që ky Kuvend të demonstrojë ndërgjegje. Në vendin tonë pasuria e bërë me vjedhje bën zhurmë, ulëret!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në seancën e sotme plenare foli për aktin normativ për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme. Gjatë fjalës së tij i theksoi se pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme po vrasin shanset e barabarta për fëmijët dhe qytetarët janë të detyruar të japin dhe jo të marrin, ndërsa shtoi se joshja prej saj e bën të pambarim korrupsionin.

Ai gjithashtu komentoi vizitën e presidentit turk Recep Tajip Erdogan në vendin tonë. Gjekmarkaj vlerësoi Turqinë si aleate, por e quajti poshtëruese faktin që asnjë anëtar i KMSH-së nuk ishte në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut.

‘Nuk jam ekspert i pasurisë dhe as fare i pasur dhe jo mërzitur. Shtëpia ime është e vogël por dritaret e saj hapen ndaj një botë të pafundme. Nuk jam këtu për të mbrojtur investimet e mia. Nuk kam ndërmend të merrem me projektligje as në frymë dhe as në germë. Edi Rama na ka konfirmuar se qeveria dhe pasuria rrinë si nëna dhe bija atje lart ku është e ëmbël hija. Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme kanë krijuar njerëzit e biznesit. Nuk ka asgjë më të turpshme se sa përpjekje për t’i bërë moral një shoqëri që e ke vjedhur atë. Në vendin tona pasuria, ajo e bërë me vjedhje bën zhurmë ulëret. Atë e demonstrojnë baballarë të me darkat e shtrenjta ku derdhen në pishina. Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme po vret shanset e barabarta për fëmijët dhe qytetar që janë të detyruar të japin dhe jo të marrin. Joshja prej saj e bën të pambarim korrupsionin. Kjo pasur e padjersë që lëviz mes të luajtshme dhe të paluajtshmes . Kjo pasuri i ka bërë individët dele dhe shefat ujq, prej saj heshtja triumfon mbi fjalën. Spitalet tona i ka bërë si dhoma horrori, politikën të urryeshme dhe politikën jetëgjatë. Kjo pasuri i ka rinuar shumë politikanët tanë se mendojnë se janë të pavdekshëm. Sot është dita që ky Kuvend të demonstrojë ndërgjegje. Erdogan vizitoi këtë sallë duke mbajtur një fjalim , S’mund ta harrojmë miqësinë pa kushte…e gjemë me vend ta falënderoj Turqinë për çdo lloj ndihmë, por ne jemi një shtet i pavarur dhe jo vasal. Për mua fillimisht prevalon kombi, u ndjeva keq. Shqiptarët muslimanë e kanë fituar të drejtën për të zgjedhur krerët e tyre dhe çdo tentativë për ta dhunuar këtë është një ndërhyrje flagrante dhe qeveria nuk duhet ta lejojë këtë. Trysnia për të menduar njësoj, për të dëbuar njerëz është e patolerueshme’, tha Gjekmarkaj.

(RilindjaDemokratike)

Artikulli paraprakShembja e banesave, banorët e ‘5 Majit’ dhe Laprakës protestë para Parlamentit
Artikulli tjetërErvin Salianji akuza qeverisë për sigurinë: ‘Qeveria i përgjigjet me tallje ekstreme që e quajnë Këshillimi Kombëtar’