“Ka ndërhyrë për korrupsion politik në një fushatë elektorale më shumë se çdo njeri tjetër mbi tokë. Fushatat elektorale janë fushata elektorale, janë të hapura dhe çdo njëri ka mendimet e veta për fushatën, për kandidatët, e për të tjerat. Por ndërhyrja në mediat më kryesore amerikane, që ky as me sy nuk i sheh po të mos ja ofrojë korrupsioni politik, përbën një akt korruptiv shumë të rëndë. Po pse them me kokë në tepsi? Sepse e di ai mirë që kokën e ka në tepsi dhe e di që do iki, sepse shqiptarët do i vënë drynin, por vepron në parimin e të sëmurit psikik, që nuk njeh kurrë gabim, të keqe apo pendesë”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri ka kujtuar edhe një tjetër intervistë të dhënë në gazetën e kontrolluar nga George Soros ku ai e konsideronte Donald Trump turp të qytetërimit botëror. “Nga një anë (Rama) i thotë tjetrit (Trump) turp i qytetërimit botëror, e përdorin të gjitha mediat, dhe nga ana tjetër thotë se e ka thënë për Kosovën. Tipike e të sëmurit, tipike e njeriut që ka kokën në tepsi. Çfarë ndodhi me Kosovën. Mediat serbe, për hir të së vërtetës e shkruan dhe e thanë që Trump ka thënë se është bërë gabim i madh me Kosovën, se ka thënë duhet t’i kërkojmë të falur Serbisë. Kur mediat serbe e përsëritën për së dyti, direkt zëdhënësi i tij e përgënjeshtroi në mënyrë kategorike. Po pse ky (Rama) nuk pranon përgënjeshtrimin. Ky vetëm për menderen e tij e ka, se e di që e ka kokën në tepsi. Nëse Rama e bëri herën e parë, të na thotë pse e citoi herën e dytë, kur fushata e Trumpit ka përgënjeshtruar dhe ka thënë në mënyrë absolute se nuk është e vërtetë. Përsa i përket bombardimeve, kandidati në zgjedhje i SHBA në kohën e Luftës ka qenë shumë më radikal, ka kërkuar futjen e trupave tokësore në Kosovë, ka qenë më radikal në moralin e asaj që nuk duhet të vrasim në 10 mijë metra lartësi, por duhet të fusim trupat dhe të realizojmë qëllimin. Kundër Kosovës paska qenë futja e trupave? Eshtë turp ta pretendosh këtë, por e bën sepse kokën e ka në tepsi. E ka nga shqiptarët kokën në tepsi, nuk e ka nga Trump apo nga Komisioneri Hahn”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri ka paralajmëruar për disfatën në zgjedhje të Ramës dhe ka kujtuar edhe një ngjarje me ambasadorët në vitin 2005 përpara se PD të fitonte zgjedhjet.
“Njeriu që foli këtu me kokë në tepsi, edhe të tjerë që flasin sot në vende të tjera me kokë në tepsi, jo nga Trumpi, por nga popujt e tyre, kanë hallin e karriges së tyre dhe jo të vlerave. Amerika është vendi i vlerave, e kanë bërë të madhe vlerat dhe forcë më të madhe në botë që të lëshojë vlerat nuk ka. Nuk ka ngel njeri i blerë e i shitur, nuk ka ngel njëri pa moral, njeri i lidhur kokë e këmbë me krimin si Edi Rama të bëj avokatinë e vlerave amerikane. Nuk doja fare të hyja në këtë debat, s’ishte pse të ishte debat i sotëm ky, por hyri vet, foli me kokën në tepsi, foli dhe mbrojti korrupsionin e tij, mbrojti faktikisht fatin e tij të humbur, karrierën e tij të fikur nga shqiptarët. E pe studimin: 27% flasin për këtë qeveri, 38% për qeverinë e Sali Berishës. Dhe më vjen keq për këtë, sepse ajo tani është një arkiv, shqiptarët duhet të shohin përpara. Dhe kur e pashë atë studim u trishtova, njerëzit nuk duhet të udhëhiqen nga nostalgjia, qeveria ime është e nostalgjisë tani, është qeveri e të shkuarës, shqiptarët meritojnë qeverinë e sotme dhe të ardhme. Të sotmen e vlerësonin 11 pikë më poshtë se ish-qeverinë. A ka dënim më të madh se kjo?
E dini çpo më kujtoni? Kthehemi pak në vitin 2005. Çfarë ndodhi në maj të këtij viti. Të gjithë ambasadorët përveç njërit, dhe ky ishte ambasadori i Republikës së Turqisë, pa përjashtim kishin çuar dispaçe se fiton e lavdishmja PS. Të gjitha kancelaritë kishin përgatitur telegrame për PS. E gjithë Internacionalja Socialiste e botës kishte përgatitur telegrame për PS. Që të gjitha u ngelën në sirtar. Fitoi PD dhe fitoi jo në këto rrethana që janë dhjetë herë më të favorshme për të se sa ç’ishin në 2005. Kështuqë në fytyrën e secilit, edhe në buzëqeshjet tuaja unë shoh dëshpërimin e thellë të disfatës që ju pret”, tha Berisha.
Ish-bashkëshortja e Ramës e konsideroi Presidentin Trump, Hitler
A e dini ju që mbrëmë, bashkëshortja e ministrit dhe ish-kryeministrit quan fitoren e Tramp si fitoren e Hitlerit. Se që ta dini ju, ajo Delina ka fuqi më shumë se të gjithë grupi këtu. Ne jemi një vend aleat i SHBA dhe aleanca me SHBA është jashtëzakonisht jetike për shqiptarët dhe nëse nga qeveria shqiptare, pasi Rama mbron këtu atë që ka thënë për kandidatin e zgjedhur, nxjerr pastaj ish-bashkëshorten dhe e quan si fitoren e Hitlerit, këtu i bie që po silleni si etërit tuaj, as Enver Hoxha e Mehmet Shehu s’do silleshin ndryshe. Si mund të flitet kështu për një njeri, i cili solli një risi të jashtëzakonshme. Çdo njeri mund të ketë në fushatë deklarata për t’u bërë vërejtje, por ama ajo ishte fushata për herë të parë në historinë e SHBA me paratë e Donald Trumpit. Pse nuk e thoni këtë? Pse nuk e thoni që ky njëri mund t’i japi fund atij sistemi që nuk është i përshtatshëm fare, ta marrim shembull të gjithë. Asnjë qindrakë nga paratë e taksapaguesve nuk u përdor, të gjitha të vetat. Pse e keni tmerr ju Trumpin? Sepse Trump fitoi nga rrjetet sociale, sepse të gjitha rrjetet zyrtare mbi tokë ju përveshën kundër. Rrofshin rrjetet sociale! Prandaj i ka tmerr Rama rrjetet sociale e nga portalet. Dëgjoja mbrëmë edhe Delinën, ish-bashkëshorten, dy portale ma kanë sulmuar Edin thoshte. A e dini ku e ka hallin e protaleve? Portalet kanë një gjë të keqe shumë për Edin, se krahas shkrimit kanë dhe zërin. Kjo e tmerron atë. Se portalet i nxjerrin deklaratat e tij me zë e figurë nga arkiva dhe kjo e vret atë shumë. Portalet janë bërë lugati i tij, lugati juaj. Portalet do ju përmbysin ju!
U hap kushti për zgjedhje demokratike, jo negociatat
Ish-Kryeministri Berisha deklaroi dje në Parlament se Komisioni Europian ka vendosur që të hapë negociatat me Shqipërinë vetëm në momentin kur të plotësohen pesë kushtet e vendosura nga BE dhe të mbështetura nga opozita, dy prej të cilëve janë ai i zgjedhjeve të lira dhe i zbatimit të dekriminalizimit
“Përsa i përket rekomandimit, vlerësoj gjithë punën e Komisionit dhe shpreh keqardhjen që nuk vendosi hapje pa kushte negociatash, sepse hapja pa kushte e negociatave ishte kërkesë e jona, sepse hapja pa kushte ishte absolutisht zotim i forcës tonë politike për t’i trajtuar ato në mënyrën më serioze, pasi dihet se shqiptarët po presin me padurim të lajnë duart nga kjo qeveri që është bërë simbol i plehut, simbol i korrupsionit, simbol i krimit, simbol i gjithë të këqijave.
Ndaj do kisha dashur shumë sot që ky raport të ishte vendim për hapje negociatash. Ju që jeni mësuar të lexoni vetëm mashtrimet e tij dhe ai që lexon vetëm mashtrimet e veta, ju keni përgjegjësi të rëndë para shqiptarëve. Në këtë vend dy vite më parë ka ardhur Kancelarja e Gjermanisë, në krah të tij (Ramës), para gjithë shqiptarëve i tha një fjalë; negociatat do të hapen pasi ju të votoni, dhe jo vetëm të votoni, por të zbatoni reformën, dhe ne të shohim e të bindemi sesi po e zbatoni atë.
Në mënyrën më serioze, Merkel dha të qartë kërkesën e Europës dhe e bëri këtë në Tiranë. Bëtë gjithçka që kjo të mos ndodhte.
Unë shpreh dhimbje që Komisioni nuk urdhëroi hapjen e menjëhershme, sepse ne do ta çonim përpara procesin, por ju e detyruat Komisionin. Çdo shqiptar që e lexon rekomandimin, e ka të qartë si drita e diellit, se është meritë e opozitës, e cila votoi reformën. Edhe dje në krah e kishte kur fliste ai i pafytyrë, se nuk fliste njeriu ashtu kur ka në krah një diplomate, por ia përplasi në fytyrë, sepse Rekomandimi ka të bëjë me reformën që e votoi opozita. Rekomandimi ynë ka të bëjë me votimin e reformës, të cilën e votoi opozita, dhe po të mos e votonte opozita, rekomandimi nuk do ishte kërkund në horizont. Opozita ka bërë dhe do bëjë gjithçka…
Mos më bëni të përmend atë që thanë mbrëmë Knut Flickenstein, Kukan, etj. Njëri tha se do të duhen të paktën nja dy vite për të hapur negociatat. Nuk po them atë çka dimë ne, por po them atë që thanë zyrtarisht ata. Domethënë do t’i hapë PD. Çfarë tha Kukan? Tha se zgjedhjet janë testi bazë i transparencës së demokracisë. Duhet të jesh i verbër të mos kuptosh e të mos dish të lexosh rekomandimet, se Komisioni ka thënë çdo gjë, se Flickenstein tha të njëjtën gjë.
Ata që duan ta lexojnë me ndershmëri Komisionin, i ka thënë të gjitha Komisioni, ata që duan ta lexojnë me kokë në tepsi, ata pastaj vërtiten siç u vërtit Edi Rama këtu. Komisioni për fat të keq për shkak tuajin dhe të Edi Ramës nuk hapi negociatat.
Meqë e keni pasion mashtrimin e shqiptarëve më lejoni të sqaroj pak shqiptarët.
Kishte 3 rryma.
-Njëra rrymë ishte që të gjitha problemet të kalonin në paketën e negocimit. I kësaj rryme ishte Edi Rama, i cili bënte përpjekje të jashtëzakonshme. I kësaj rryme ishte opozita. Nëse opozita kërkonte kushte dhe bënte shumë mirë, të cilat s’janë të saj, janë kushte të funksionimit të demokracisë.
Një rrymë tjetër ishte që në mënyrë kategorike Jo, asnjë rekomandim.
-Rryma e tretë prevaloi zërin e më të fuqishmëve, prevaloi ajo që Angela Merkel u tha shqiptarëve në Tiranë: Do votoni reformën, do zbatoni reformën, do t’u shohim sesi do ta zbatoni. Kështu që si përfundim negociatat nuk u hapën dhe shakaxhinjtë vazhdojnë misionin e tyre, të bëjnë rrugaçin në Parlament, por kjo është puna e tyre. Si përfundim njeriu që i pengoi shqiptarët dy vite me radhë për të votuar tre ligje, me rekomandim të shkruajtur e zezë mbi të bardhë i pengoi dhe sot, duke u përpjekur të kapë prej zverku Reformën në Drejtësi. I pengoi edhe sot. Por i them Edi Ramës se, kjo është gënjeshtra e fundit, se këta janë muajt e fundit në pushtet. E them dhe një herë, se qenit kur i vjen ngrodhja shkon dhe urinon në derë të selisë”, tha Berisha.