“Lufta mund të nisë në shkurt”/ Pas paralajmërimit të Biden, vjen deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm rus

Pas paralajmërimit të Presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se “ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt”, flet për herë të parë edhe kryediplomati i Moskës.

Duke folur për mediat në një konferencë të premten në mëngjes, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov u pyet nëse ekziston mundësia që Rusia të nisë luftë në Ukrainë pasi bisedimet mbi garancitë se NATO nuk do të zgjerohet përfunduan pa zgjidhje konkrete.

“Nëse është në dorën e Federatës Ruse, nuk do të ketë luftë,” tha ai.

“Ne nuk duam luftëra,” vazhdoi Lavrov, raporton agjencia ruse e lajmeve “RT”.

Por ministri i Jashtëm rus, ka theksuar gjithashtu se zyrtarët rusë “nuk do të lejojnë që interesat tona të sulmohen brutalisht ose të injorohen.”

(RilindjaDemokratike)

Artikulli paraprakDibër, 14 të arrestuar. Të gjithë anëtarë të një fisi
Artikulli tjetërPako e dyshimtë në qendër të Elbasanit, policia evakuon dhe rrethon zonën