Ambasadorja e SHBA-së, takim me Bashën: E falenderoj për angazhimin e shkëlqyer në luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Takimin e ka njoftuar ambasadorja me anë të një postimi në twitter.

Tema e bisedës ka qenë lufta ndaj korrupsionit, forcimi i institucioneve demokratike dhe investimet nga veriu në jug.

”Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për angazhimin e shkëlqyer në disa çështje kyçe që lidhen me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke përfshirë format e fuqizimit të institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit dhe investimeve amerikane në vend, nga veriu në jug. Opozita e fortë është esenciale për demokracinë” – shkruan Yuri Kim në Twitter.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1487141729899790340?s=20&t=6zNE_4zuTvu2OA6DzK7llg

Artikulli paraprak“Në Shqipëri ka vetëm një opozitë”, PD publikon videon: Rama dhe Berisha janë njësoj
Artikulli tjetërVjeshta e Doktorit