Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku: Qeveria rriti borxhin në 92%

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëkohësisht edhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, foli në emisionin “RinOn” në lidhje me Borxhin Publik.

Tabaku u shpreh se Borxhi Publik, ka qenë një shqetësim real për opozitën që në nisje të mandatit të qeverive Rama. Ajo u shpreh se niveli 80% i borxhit është shumë i lartë, por jo real pasi nëse përfshihen borxhi i fshehur i Arbitrazhit dhe gjithashtu edhe PPP që duhet të kontabilizohen si të tillë borxhi real por është 92% i PBB.

Tabaku argumentoi se justifikimet e qeverisë me tërmetin dhe pandeminë janë alibi pa bazë pasi qeveritë janë votuar pikërisht për këto situata. U mor një borxh 1 miliardë euro gjatë pandemisë dhe vetëm 120 milionë euro u dhanë si ndihmë për ekonominë, të gjitha borxhet e rindërtimit janë mbartur për në vitin aktual.

Vlera e saktë e borxhit sipas Tabaku, duhet të shihet nën dritën e KLSH dhe raporteve të FMN. KLSH raporton se faturat e Gjykatës së Arbitrazhit duhet të ishin llogaritur në Borxhin Publik sikundër FMN-së thotë që PPP duhet të ishin llogaritur gjithashtu. Llogaritur të gjithë këto shkojnë në 12% të GDP-së, shtuar borxhin 80.1% shkojmë në 92% të GDP, u shpreh Tabaku.

Nënkryetarja e PD u shpreh se çështja e borxhit është një debat i nxehtë pasi është diskutuar shumë shpesh në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave duke qenë se disa javë më parë është marrë EUROBOND 700 milionë euro. Borxhi i rritur sipas saj dhe mënyra se si qeveria po e merr atë e ka kthyer në një risk të madh buxhetin e shtetit.

Për herë të parë në 20 vitet e fundit, borxhi kalon nivelin e 80% të PBB dhe reali është në 92%. Kjo është një vijë e kuqe sepse pagesat e interesit janë rritur për borxhin dhe shkojnë në rreth 100 milionë euro dhe ndërkohë që borxhi merret vazhdimisht për të shlyer borxhin!

Borxhi rritur, sipas Tabakut, duhet të na shqetësojë edhe si ekspertë por edhe si politikanë në lidhje me financat publike pasi na rrezikon buxhetin në periudhën afatmesme dhe atë afatgjatë. Sot rreziku me i madh i ekonomisë janë PPP korruptive qe po paguhen me borxhin e rritur!

Artikulli paraprakVjeshta e Doktorit
Artikulli tjetërEuro vijon trendin e zbritjes, arrin nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit