“Shtëpia e lirisë”, PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama, kandidati i Dibrës e vërteton këtë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:
Korrupsionin
Politikën e vjetër
Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshtepia e lirise kerkese per regjistrim ne kqz reagon pd u zyrtarizua partia e vjeter meta berisha rama ata po zbulojne fijet qe i lidhin si me kandidatin ne diber%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:
1. Të dëmtojë PD dhe demokratët
2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.
Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.
Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.
Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën.

Artikulli paraprakUdhëtimi luksoz i Ramës, Pampuri: Kush e pagoi karburantin 120 mijë euro të charterit? Po në Suedi ka shkuar?
Artikulli tjetërPD nxjerr videon: Kandidati në Dibër, poshtërimi që i bëhet demokratëve. Bashkëpunimi Berisha-Meta-Rama i qartë për çdo shqiptar