Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me skandalin e kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili akuzohet për dhënien e një tenderi 500 milionë lekë për përgatitjen e një menuje trandicionale. PD inkurajon SPAK të hetojë për përfshirjen e djalit të drejtorit Dritan Agolli.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI ERVIN SALIANJI
Pak ditë më parë denoncuam se si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë 500 milionë lekë për përgatitjen e një menuje trandicionale.
Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave” dhe realizimin e një dokumentari. Për këtë tender janë paguar plot 500 milion lekë dhe i përzgjedhur nga FSHZH është kuzhinieri Alfio Rrotani.
Përvec tenderit të ekzagjeruar, skandali thellohet edhe më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i vetë drejtorit FSHZH Dritan Agolli që ka bërë tenderin.
Sot kjo cështje është marrë nën hetim nga SPAK dhe qytetarët shqiptatrë presin transparencë për kostot e dyshimita të tenderit, për procedurën e ndijekur, e cila ka favorizuar kompaninë me ofertën më të lartë, dhe sidomos për lidhjet që drejtuesi i këtij institucionit ka me fituesin e tenderit.
Pasi, përtej justifikimeve të vonuara të drejtuesit të këtij institucioni, kjo listë gatimesh prej 500 milionë lekësh, për qytetarët shqiptarë përfaqëson një shuplakë përballë një relaiteti ekonomik të vështirë, e për një pjesë të madhe të papërballueshëm, deri në kushtet e mbijetesës.
Sepse ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me me skema të tilla si kjo menu 500 milionshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët dhe jo qytetarët, sic ishte rasti dramatik i zonjës që humbi jetën pak ditë më parë në qarkun e Fierit, e cila kishte 1 vit pa energji elektrike.
Kjo ndarje gjithmonë e më e thellë midis shumicës dërrmuese të njerëzve që jetojnë ndershmërisht dhe një pakice makute, përherë e më të vogël, që pasurohet duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve, është ilustrimi më i qartë se si korrupsioni, që shkon nga një listë gatimesh me vlerë prej 500 milionë lekësh, deri të megaskandali i inceneratorëve, është kthyer në armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve.
Ndaj ne përshëndesim vendimin e SPAK për të nisur verifikimet për këtë tender skandaloz dhe i inkurajojmë t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.
Lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kombëtar, si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë që kanë për detyrë të mbrojnë mirëqenien e qytetarëve përballë një pushtetit arbitrar dhe klientelist që vepron në mëyrë të paligjshme.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!