Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se është me rëndësi që të vijojë puna në Komisionin Hetimor për inceneratorët.
“E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj integruese.”, shkruan Soreca në Twitter.