Prezantohet kandidati PD për Vorën, Ymer Marku: Vora me qeverisje lokale inekzistente, rindërtimi ka ngecur! Do punoj për qytetarët!

Ditën e sotme në qytetin e Vorës nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha prezantuan kandidatin e Partisë Demokratike Ymer Markun.
Në një atmosferë tejet të ngrohtë kanditati Marku u mirëprit nga qytetarët e Vorës. Në prezantimin e kandidatit Ymer Marku deputetja Tabaku u shpreh
“Kandidatura e Ymer Markut është realisht zgjedhja e duhur dhe për të ardhmen e Vorës. Ai ka qenë pranë PD dhe ka punuar për forcën tonë politike edhe në ditët e mira edhe në ato të këqija.”
Ky është test dhe ne do ta kalojmë me sukses, u shpreh Tabaku, pasi rivali Markut është një kandidaturë e panjohur dhe pa të shkuar. Vora është keqtrajtuar nga bandat dhe keqqeverisja, koha të zgjedhim të ardhmen!
Pas fjalës së nënkryetares së PD qytetarëve iu drejtua kandidati Ymer Marku. Ai u shpreh se eksperienca e tij politike ëahtë provë e mënyrës se si ai ka punuar dhe di të punojë.
Ne kemi parë një qeveri lokale inekzistente, u shpreh Marku. Rindërtimi nuk ecën dhe qytetarët janë pa shtëpi. Në bashkinë e Vorës gjen më shumë sekserë se sa të punësuar në Bashkinë e Vorës.
Ne duhet të votojmë për të ardhmen, u shpreh Marku, për fëmijët tanë dhe për veten tonë.
Ai u shpreh i bindur që qytetarët e përbuzur dhe trajtuar padrejtësisht nga bashkia Vorë
Në mbështetje të zotit Marku folën dhe qytetarët e pranishëm në takim. Rinia, pjesë e këtij takimi ishte entuziaste dhe Blerimi nga Domja u shpreh se:
Ymeri është punëtor dhe në Bërxull e dimë, e di dhe Domja! Njerëz që janë akoma në kontenierë dhe njerëz të tjerë që nuk kanë shtëpi kanë marrë lekë!
Në fund të takimit Marku u shpreh se tanimë duhet të punojmë dyfish sepse koha nuk premton.

Artikulli paraprakPartia Demokratike ankimon në KAS vendimin e KQZ-së për të miratuar koalicionin Shtëpia e Lirisë
Artikulli tjetërBasha: Modelet e traditës së keqe komuniste vijojnë të dëmtojnë lirinë dhe besimin