Afatet e vettingut, Ervin Salianji: Mosvotimi i ligjit në interes të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e cilësoi mungesën e kryeministrit Rama në seancën plenare ku pritet të votohet zgjatja e afateve të institucioneve të vetingut, si një tregues të vullnetit të tij kundër kësaj nisme.

Sipas Salianjit, Rama ka preferuar që vetingu të vijojë jo më i monitoruar nga ndërkombëtarët, por nga instituciuonet e kapura prej tij si KLGJ dhe KLP.

Arsyeja sipas deputeti të PD se pse Rama është kundër zgjatjes së vetingut, është sepse ka dy ministra të rënë në burg dhe shumë zyrtarë të tjerë në radhë në pritje të dënimit.

“Ku është sot ky dhe pse kanë mërzi përfaqësiuesit e Partisë Socialiste? Ku është sot ky kryereformatori i madh që e ka me qejf reformën në drejtësi? E keni parë si vinte më parara për çdo akt që i shërbente qeverisë së tij. Vinte gjithë kohën dhe fliste këtu sikur të ishte ky kryemisioniari që merrte vendimet por dhe që detyronte dhe opozitën gjasme për akte që i shkoni në favor.

Pse nuk del ta mbroj me të madhe? Sepse dy ministra sot janë në burg, sepse një kryetar bashkie I denoncuar nga ne është në burg, sepse drejtori i RTSH-së që e kemi denoncuar prej koshësh është sot në burg, sepse dhjetra gjyqtarë të denoncuar prej nesh janë në radhë për në burg.

Çfarë i intereson sot Edi Ramës? I intereson që vetingu që bëhet nën monitorimin e ndërkombëtarëve, të mos bëhet nga ndërkombëtarët por nga dy organe të cilat kontrollohen më shumë prej tij, KLGJ dhe KLP, ku Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë”, tha Salianji.

Artikulli paraprak“Nga sot nis çlirimi i madh”/ Duma: PD po udhëheq situatën, nuk na pengon më asgjë për të shkuar te drejtësia e pastër!
Artikulli tjetërSalianji-Berishës: Je përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Rama