Tabaku: Nga një projekt pa fonde, si Ahmetaj dhe Veliaj ngritën kostot e inceneratorëve nga 90 milionë euro në 430 milionë euro.Erion Veliaj aktor kryesor në aferën e inceneratorëve

FJALA E PLOTË E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU, GJATË MBLEDHJES SË SOTME

Jorida Tabaku: Ajo që ka ndodhur me Fierin dhe me Elbasanin dhe këdo që i del në mbrojtje, që ka karakterin, moralin, etikën dhe ka lëkurën shumë të trashë, nuk i skuqet dhe nuk i zverdhet që mbron një aferë korruptive, ashtu siç është kjo e inceneratoreve, besoj se në inceneratorin e Tiranës do ta kenë akoma edhe më të vështirë.
E gjithë afera e inceneratorit të Tiranës, fatkeqësisht lindi në landfillin e Sharrës, me vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ardit Gjoklaj nuk jeton më. Ishte një djalë i një familje të varfër. Z. Këlliçi e ka takuar familjen e tij, i cili punonte në landfillin e Sharrës, askush nuk e ka sqaruar atë ditë se si ka humbur jetën Ardit Gjoklaj.
Fatkeqësisht puna e këtij komisioni nuk ka arritur dot dhe nuk do të arrijë dot të hedhë dritë mbi këtë aferë. Por ajo që ne na takon për inceneratorin e Tiranës besoj se fillon në datën 28.06.2016. Në përgjigje të një letre interesi dërguar një bashkim kompanish “Energy Recuperator”, i përfaqësuar nga z.Klodian Zoto aksioner, z.Klodian Mërtiri apo Mirel Mërtiri; emrat duhet t’i sqarojë gjykata se keni disa emra, administrator. Me zyrë në “Sky Tower”, me të njëjtën zyrë dhe me të njëjtën adresë ku ndodhet edhe zyra e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, por në ndryshim me një emër tjetër kompanie, në bashkëpunim me kompaninë “Paul Wurth Italy”, e regjistruar në Holandë. I kthehet një përgjigje  nga ana e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe vendos në dijeni edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.
Paul Wurth i përfshirë në këtë incenerator dhe në këtë koncesion është përpjekur që të kontaktohet nga përfaqësues të PD, znj. Flutura Açka ka shkuar në zyrat e “Paul Wurth” për t’u interesuar, nuk ka arritur dot që të gjejë. Ka qenë një adresë e një apartamenti në Amsterdam ku Paul Wurth duhet të kishte zyrat. Ndërkohë që “Paul Wurth International” i ka zyrat në një adresë tjetër. Kështu që unë besoj se duhet të jetë edhe një nga pikat ku duhet të fokusohet edhe hetimi i prokurorisë.
Me datë 05.09.2016 me urdhër Nr.169 “Për ngritjen e komisionit  për dhënien me koncesion të incenerartorit” ngrihet ky komision nga Ministri i Mjedisit.
Më datë 28.09.2016, ministria e Mjedisit ka nisur një shkresë drejtuar MF (Arben Ahmetaj) me nr 5474/5 me lëndën “Kërkesë për miratim paraprak”. Aty sqarohet Ahmetaj situata me mbetjet dhe gjithashtu i parashtrohet që komisioni (i themeluar në 5 shtator) pa filluar që të marrë hapat e tjerë procedurial, duke përfunduar studimin e fizibilitetit. Pra, “ka një studim fizibiliteti që ekziston” , thotë ministri Lefter Koka. Në këtë letër thuhet se kosto e këtij projekti është 140 mln euro dhe bashkitë pjesë e qarkut Tiranë do të paguajnë tarifën e depozitimit në këtë projekt mbi bazë të sasisë së mbetjeve që do të gjenerojë dhe kjo do te jete një formule PPP. Gjithashtu, propozohet që kjo shume te mbulohet 100% nga buxheti i shtetit.
Në datën 17.10.2016, në përgjigje të shkresës së mësipërme Ministria e Financës kthen një përgjigje ku thotë se “nuk ka studim fizibiliteti, draft-kontrata dhe gjithashtu i kujton se duhet të garantohen që kostot përkatëse të projektit”. Se ju kujtoj qe ministri i Financave thotë se nuk janë te parashikuara ne tavanet buxhetore dhe nuk ka buxhet për këtë projekt. Komisioni i inceneratorit ndërkohë ka vendosur qe t’i japë një bonus 8 nga 10 pikë kompanive qe kane aplikuar për këtë projekt.
Me datën 7.11.2016 me shkresën me Nr. 5474/8 nga Ministria e Mjedisit i kërkohet mendim disa ministrave te qeverise shqiptare. Është shume e rëndësishme qe te dimë ministrat qe janë përfshirë, njëkohësisht edhe përgjigjet; Ylli Manjani (MD), Arben Ahmetaj (MF), Milva Ekonomit (MZHET), Ermonela Felaj (MSHMP) dhe Damian Gjiknurit (MIE) [së bashku dhe me projektvendimin]. Shkresa ishte për miratimin e bonusit për procedurën përzgjedhëse konkurruese që i është dhënë Inceneratorit të Tiranës.
Me datën 15.11.2016, me këtë shkresë që unë e kam sot këtu znj. Ermonela Felaj, zëvendëskryetare e këtij komisioni hetimor i kthen përgjigje z.Lefter Koka dhe ministrisë së Mjedisit dhe ngre disa shqetësime si ministre e Shtetit që mbulon Marrëdhëniet me Parlamentin thotë:
Bonusin e fiton kompania Integrated Energy BV e cila nuk gjendet e regjistruar në QKB.
I keni dhënë bonusin një kompanie që nuk ekziston në QKB, nuk është regjistruar.
Duhen përcaktuar cilësitë pozitive dhe negative të projektit, përllogaritjet e impaktit ekonomik dhe atij në ambient.
Kujtojmë, po krijohet një incenerator i cili akoma nuk ka konsultim për çështjet e mjedisit dhe sigurisht nuk ka akoma lejen, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe gjithë procedurat e tjera.
Për ujërat e Ndotura, thotë znj.Felaj, duhet të konfirmoni që mos ka mbivendosje me projektin nga Banka e Japonisë që ekziston. Sepse siç do ta diskutojmë në vijim, loti 6 i punimeve për inceneratorin e Tiranës përfshin njëkohësisht edhe  ndërtimin e impiantit të ujërave të ndotura. Kur të shkojmë atje do të shohim nëse ka impiant të ujërave të ndotura të ndërtuara që duhej të kishte përfunduar para dy vitesh apo jo.
Me datën 15.11.2016, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i përgjigjet dhe i thotë:
Duhet që procesi të konsultohet me gjithë aktorët dhe grupet e interesit.
“Këshillin e Ministrave  nuk ka punë”, thotë. Nëse dje e mbronin Këshillin e Ministrave nga procedura e Elbasanit dhe thonin se “Këshilli i Ministrave ka dhënë dakordësinë financiare që nuk duhet ta jepte”, këtu thuhet se “Këshilli i Ministrave nuk ka punë për tu përfshirë në këtë proces”.
Ministria e Drejtësisë propozon që të rivlerësohet edhe një herë nisma dhe të zbatohet ligji në fuqi.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes i është përgjigjur letrës së Kokës duke u shprehur se është kompetencë e Autoritetit Kontraktues dhënia e një bonusi.
MZHET ka kthyer përgjigje në parim dakord pasi ATRAKO ka qenë pjesë e komisionit të Koncesionit në cilësinë e anëtarit. Drejtoreshën e ATRAKO do ta kemi këtu për ta dëgjuar për të treja procedurat në javët në vijim.
Ministria e Mjedisit kthen përgjigje znj. Ermonela Felaj dhe i thotë që:
Vlerësimi me pikë nuk do të thotë që procesi është i paracaktuar (merret rasti i Fierit). Dhe në Fier kështu e kemi bërë thotë, e kemi shkelur ligjin dhe atëherë në Fier, duhet ta shkelim edhe tani në Tiranë. Me atë inceneratorin e Fierit, që znj. Felaj e mbrojti dy ditë më parë.
Vlerësimi i projekt aktit është në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve kështu që ne do të vazhdojmë.
Me datë 25.11.2016, ministria e Mjedisit i ridërgon një shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe i thotë:
Projektvendimi i miratimit të bonusit nuk ka pse shoqërohet nga studimi i fizbilitetit, bonusin duhet ta japë Këshilli i Ministrave. Pra, Këshilli i Ministrave në fund të ditës paska qenë i përfshirë. Sepse edhe në rastin e Fierit e dha po Këshilli i Ministrave bonusin.
Ministria e Drejtësisë po tejkalon kompetencat e saj.
Ftohet Ministria e Drejtësisë të miratojë sa më shpejtë pasi Bashkia Tiranë mezi po pret këtë projekt.
Me datën 30.11.2016, znj. Rovena Vodo, besoj ju kujtohet të gjithëve është personi sot para drejtësisë, shefe e kabinetit të ministrisë së znj. Ermonela Felaj, i dërgon një shkresë pa arritur që të marrë një përgjigje për të gjithë pyetjet që kishte ngritur. Ndërkohë që në kopje në e-mail është edhe z.Artur Metani dhe unë e kam përgjigjen edhe të  e-mailit, dhe z.Alqi Bllako. Këtu shfaqet edhe z.Alqi Bllako’ dhe i thotë që “Jemi dakord për këtë projekt”; pa ndodhur asgjë, pa plotësuar kushtet.
Po me datën 30, ministria e Financave i dërgon një përgjigje ministrisë së Mjedisit për miratimin e bonusit dhe i thotë:
Bashkia e Tiranës nuk e ka të miratuar këtë projekt. Nuk e ka në fondet buxhetore. Nuk ekzistojnë fondet. Nuk është e qartë se me çfarë do të paguhen 140 mln euro.
Formula financiare ngre pikëpyetje, nuk është e saktë.
Projekt-akti për vlerësimin me pikë duhet të jetë individual, i ministrit. Nuk duhet të kalojë në Këshillin e Ministrave.
“Nëse ky koncesion/PPP kërkon mbështetje financiare duhet të merret miratim paraprak nga Ministria e Financave për këtë koncesion”, është përgjigja e z.Ahmetaj.

 

 

Me datën 02.12.2016, Ministria e Drejtësisë ngre sërish të njëjtat shqetësime ku thuhet se: nuk është konsultuar, procedurat janë në shkelje, nuk mund ta marrë Këshilli i Ministrave vendimin për bonusin.
Por çfarë ndodh vetëm 5 ditë pas kësaj?!
Me datën 07.12.2016, mblidhet Këshilli i Ministrave dhe me VKM Nr. 855 miratohet bonusi, çuditërisht për Procedurën Përzgjedhëse Konkurruese që i jepet shoqërisë “Integrated Energy B.V”, të inceneratorit të Tiranës.
Pra, 5 ministra; duke përfshirë ministër Drejtësie që thonë se “bonusi duhet dhënë me karakter individual, nuk duhet miratuar nga Këshilli i Ministrave; duhet të mbajë përgjegjësi Lefter Koka që është sot para burgut; nuk duhet miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që Këshilli i Ministrave papritur e miraton.
Për këtë pyetje dhe për mbrojtjen kolektive do të na japë përgjigje sepse këtu nuk është më përgjegjësi individuale, është kolektive do të na japë përgjigje sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe kryeministri kur të vijnë këtu.
Pse kanë shkelur ligjin, kur ministrat thonë se është përgjegjësi individuale dhe thonë se bonusi jepet nga autoriteti kontraktor? Këtë e ka dhënë Këshilli i Ministrave.
Kë kanë dashur të mbrojnë?
Me datën 27.12.2016, Ministria e Mjedisit nis një shkresë Ministrisë së Financave. Sepse ka shumë komunikime, shkresa midis Ministrisë së Mjedisit dhe Financave për këtë çështje ku i ridërgon për miratim procedurën koncesionare që tashmë e ka iniciuar për Inceneratorin e Tiranës; studimin e fizibilitetit nga Komisioni i Koncesionit. Pra, studimi i fizibilitetit nuk ekzistonte, ashtu siç gënjyen në shkresën e parë.
Kosto totale thonë se është 29 euro/ton.
Se ku arriti të jetë kosto totale 29 euro /ton, ne nuk kemi asnjë dokument se si është arritur në këtë shifër.
Duke qenë se Bashkia Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Kamëz nuk disponojnë të ardhura të mjaftueshme, thotë Ministria e Mjedisit, që në letrën e mëparshme thoshte se Bashkia Tiranë ka gjithë fondet. Atëherë i kërkojmë qeverisë që të marrë përsipër që të mbulojë këto institucione. Bashkia Tiranë do të marrë përsipër të mbulojë vetëm 700 tonë mbetje në ditë.
Vlera, thotë Ministria, ndryshon mendje, është 91 milionë euro. Pra, nga 140 milionë euro, shkoi 91 milionë euro. I kërkoj të gjithë anëtarëve të Komisionit të mbajnë mend shifrën me të cilën nisi, sepse këtu fillon procedura, 91 milionë euro.
Fillon viti 2017-të. Më datën 1 shkurt, Ministria e Mjedisit i nis një shkresë përsëri Ministrisë së Financave. Shkresa është në përgjigje të një shkrese, ka ndodhur diçka shumë e çuditshme me shkresat e këtij Komisioni Hetimor. Që nga ky moment e deri në fund, shkresat e Ministrisë së Financave janë hequr. Kemi vetëm përgjigjet e Ministrisë së Mjedisit, ndaj Ministrisë së Financave, por nuk kemi çfarë i kërkojmë Ministrisë së Financave. Mund t’iu kuptojmë sigurisht nga përgjigjet, por janë hequr të gjithë shkresat e Ministrisë së Financave.
PPP-ja thotë është një mënyrë shumë Europiane. Na afron me Integrimin Europian PPP-ja, thotë zoti Lefter Koka, ndërkohë që raporti i Komisionit Europian, progres raporti thotë që incenerimi është mënyra më e pak e dëshiruar, është në shkelje të MSA-së, por njëkohësisht është në shkelje edhe të një sërë ligjeve të tjera që lidhen me menaxhimin e mbetjeve. Duhen garantuar 700 ton në ditë, dhe këtu ngrihet për herë të parë çështja e pronës. Çështja e pronës për inceneratorin.
Toka ku do ndërtohet impianti është në pronësi të shtetit me 60.1% të sipërfaqes kurse 39.9% është pronë private dhe do shpronësohet me vlerë 214 milionë lekë, që do të përballohet nga Bashkia Tiranë dhe do t’i kalojë Bashkisë Tiranë. Projekti nuk është planifikuar brenda tavaneve buxhetore të Ministrisë së Mjedisit, pasi ky projekt do të paguhet nga qeveria. Ky është i njëjti justifikim , besoj të gjithëve ju kujtohet, justifikimi i zotit Ahmetaj, “Koncensionet nuk i paguan Buxheti i Shtetit”, edhe këtu nuk e paguan Bashkia Tiranë, nuk është i njëjti thes, nuk janë para të taksapaguesve dhe për pjesën e detyrimeve do të diskutojmë se si do të procedohet.
Shumat e vëna në dispozicion nga ana e bashkisë Tiranë, thotë Ministria e Mjedisit, janë të disponueshme. Bashkia Tiranë i ka të gjitha fondet. Ndërkohë çfarë ndodh, Bashkia Tiranë merr një vendim 59 të Këshillit Bashkiak, ku parashikon rritjen e tarifave të pastrimit, dhe siç shkruhet në relacion me justifikimin për të mbuluar kostot e inceneratorit të Tiranës. Tarifat e pastrimit sipas këtij vendimi të Këshillit Bashkiak, rriten nga 15 deri në 64% për të gjitha bizneset, por ajo që është më e rëndësishmja për të gjithë qytetarët, për të paguar koston e inceneratorit në Tiranë. Sepse siç po e kuptojmë, fondet nuk ekzistojnë, nuk janë fondet, nuk ekzistojnë fondet për inceneratorin e Tiranës. Në datën 21.2.2017, Ministria e Mjedisit, i dërgon një shkresë, ministrit Ahmetaj, përsëri shkresën nuk e kemi të ministrit Ahmetaj, por kemi vetëm përgjigjet.
Ministria e Mjedisit nuk ka vendosur tavane pasi nuk do të paguajmë ne thotë Ministria e Mjedisit, nuk ka fonde buxhetore për inceneratorin. Dhe një herë, Bashkia Tiranë do të përballojë shpenzimet. Ndërkohë që nga analiza e buxhetit të bashkisë së Tiranës nuk ka fonde në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për inceneratorët në vitin 2017-të. Dhe sigurisht ligji i cakton Bashkisë së Tiranës miratimin e tavaneve buxhetore të cilat miratohen edhe në Ministrinë e Financave.
Bashkisë së Tiranës dhe Ministria e Mjedisit nuk mund të identifikojnë një koncensionar më të saktë se këto të dy që kanë aplikuar, thotë Ministria e Mjedisit. O i bën Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri, o nuk i bën asnjë tjetër në republikën e Shqipërisë inceneratorët, kjo është përgjigjja e Ministrisë së Mjedisit. Projekti thotë Ministria e Mjedisit, përsëri nuk ka asnjë efekt shtesë në buxhetin e shtetit. Përsëri gënjen, nuk ka asnjë efekt në buxhetin e shtetit dhe e nis me koston 90 milionë euro. Nuk paguhet nga transferta e pakushtëzuar thotë. Në datën 28.02.2017 Ministria e Mjedisit i dërgon një shkresë, përmes Alqi Bllakos, kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ku i kërkon që të miratohen procedurat koncensionare shkresa Nr. 5474/26.
Ministri, Ahmetaj, i kthen një përgjigje Ministrisë së Mjedisit dhe i thotë, duke qenë edhe një herë kjo, pas një viti përsëri për herë të 5-të. Duke qenë se në studimin e fizibilitetit shpreheni se qarku i Tiranës është financuesi dhe përfituesi, ndërkohë siç iu shpjegova qarku i Tiranës, Bashkia e Tiranës nuk i ka fondet të këtij projekti, ne kërkojmë nga ana juaj miratimin me shkrim nga ky qark, referuar modelit financiar që do të ndiqni. Bashkia Tiranë i kthen një përgjigje me shkresën 32/75 të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, se është parimisht dakord për sa i përket rolit të saj.
Ndërkohë që unë kam këtu shkresën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, për këtë çështje dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, i cili dërgon një shkresë që merr përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës, kalon kompetencat e tij thotë kontrolli i lartë i shtetit. Kryetari Bashkisë Tiranë është përgjegjës vetëm për Bashkinë Tiranë, nuk është përgjegjës për qarkun Tiranë. Ka marrë përgjegjësi financiare që nuk i takojnë. Kryetari i Bashkisë Tiranë ka shkelur ligjin për financimet publike dhe menaxhimin e shpenzimeve buxhetore, ka marrë përgjegjësi jashtë tavaneve buxhetore, për një projekt që nuk dihet sa është kosto.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, më e rënda, ka dërguar një shkresë në emër të tij dhe ka marrë përgjegjësi dhe autoritet të Këshillit Bashkiak në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është përgjegjës për propozimin e buxhetit të Këshillit Bashkiak Tiranë. Këshilli Bashkiak Tiranë është përgjegjës për miratimin e buxhetit, ai angazhohet financiarisht për vendime të Këshillit Bashkiak të Tiranës për vitet në vijim, ndërkohë që nuk i ka fondet. Kryetari i Bashkisë Tiranë bën 4 shkelje me shkresën që nis, e vërtetuar kjo nga raporti i kontrollit të lartë të shtetit, i cili i është dhënë këtij komisioni hetimor dhe ne e disponojmë.
Për të vijuar, Ministria e Mjedisit dërgon, përsëri, një shkresë ku kërkon miratimin duke i kërkuar edhe një herë dakortësinë. Ministria e Financave dërgon një shkresë Ministrisë së Mjedisit ku i thotë, kontrata koncesionare ka dy risqe shumë të mëdha. Kontrata koncensionare ka riskun e kursit të këmbimit dhe riskun e inflacionit dhe përsëri i thotë, duhet të merrni miratim nga të gjitha bashkitë e qarkut Tiranë, jo vetëm nga Bashkia Tiranë. Ja rikujton edhe njëherë, që jeni duke shkelur ligjin, po cenoni autonominë vendore dhe ligjin për funksionet e pushtetit vendor dhe po merrni përgjegjësi që nuk ju takojnë. Unë e kam këtu kontratën koncesionale, të cilën e kemi analizuar në detaje.
Nuk kam parë me aq kontrata, pak kontrata sa kam lexuar unë, me aq sa dimë të lexojmë ne, me kulturën tonë juridike modeste, kontratë më diskriminuese për shtetin shqiptar se kontrata e inceneratorit. Kontrata e inceneratorit Tiranë është në Euro. Nuk kam lexuar kontratë tjetër në Euro, mund të ketë kontrata të tjera në Euro. Ndryshon sipas kursit të këmbimit, është një risk i shtuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje, unë do t’jua lexoj pak më vonë këtë. Kontrolli i lartë i Shtetit thotë, që risku i kurseve të këmbimit i ka kushtuar qeverisë shqiptare një kosto shtesë, që unë do ta prezantoj më vonë. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë që kontrata merr përsipër inflacionin. Çfarë ndodh sot që kemi një inflacion 3.6% dhe që pritet të rritet? Siç thotë qeveria është normale ndodh në gjithë botën.
E dini çfarë ndodh?
Pagesat e inceneratorit Tiranë, sot, indeksohen me normën e inflacionit. Çdo ditë i paguhet ndryshe inceneratorit Tiranë, sepse kështu e kanë shkruajtur në kontratë. Ministri i Financave, i asaj kohe, e ka ngritur këtë shqetësim, nuk është marrë parasysh. Ministria e Mjedisit i dërgon shkresë përsëri Ministrisë së Energjetikes për shitjen e energjisë, duke qenë që është përgjegjës për politikat energjetike. Kemi një memo nga grupi i komisionit. Zonja Ballgjini do të vijë këtu, do ta pyesim si dëshmitare drejtuar ministrit Lefter Koka, po njëkohësisht, sigurisht, zoti Alqi Bllako i përfshirë si në çdo procedurë, ku paraqitet vlerësimi i procedurës paraprake, dhënie me koncesion ku jepet një sugjerim për të vazhduar, pavarësisht gjithë këtyre problemeve të procedurës. Bëhet shpallja publike e koncesionit më datën 16 Prill ’24 dhe njëkohësisht bëhet dhe botimi në gazetën The Economist, ku ne kemi një urdhër pagese prej 6500 paund dhe e përmend këtë sepse është një element shumë i rëndësishëm, urdhri i pagesës për “The Economist”, sepse ndërkohë që procedura është hapur më 24 i 7-i, procedura është mbajtur hapur vetëm 36 ditë. Sipas legjislacionit, procedurat ndërkombëtare duhet të jenë të hapura 52 ditë, që ti lejojnë të gjithë ofertuesve ndërkombëtarë që të paraqitin oferta serioze, sidomos për projekte të cilat shkojnë në 430 milionë Euro është e nevojshme që të kemi studime të plota. Nuk lejohet, 36 ditë mbahet hapur në gazetën “The Economist” mbas një pagese 6500 Paund që bën qeveria shqiptare duke shkelur përsëri po vetë ligjin.
Procesverbali i takimit të komisionit të vlerësimit të procedurës koncensionare, depozitohen oferta për dhënien me koncesion dhe ndodh mbledhja më e shpejtë e procedurës koncensionare, fillon në orën 11, mbaron në orën 11 e 5. Paraqiten vetëm 2 përfaqësuesit që unë lexova në fillim, kompania Energy Recuperator me zotin Klodian Zoto, Paul Wurth e cila , sipas asaj që iu tregova zonja Flutura Açka shkoi në adresën e shënuar në dokumentet e koncensionarit dhe është një apartament ku nuk banon askush në  Amsterdam në Hollandë. Nga Bashkia Tiranë, papritur në datën 31.7.2017, dërgohet një shkresë dhe thuhet: Si rezultat i njoftimit për hapjen e procedurës koncensionare dhe thuhet që do të tërheqim nga procedura koncensionare përfaqësuesin tonë zotin Taulant Tusha në mos gaboj, sepse ekziston një VKM që pezullon të gjitha procedurat e konsensionit në vitin 2017-të. Pra, Bashkia Tiranë, për një periudhë kohe, nuk kishte përfaqësues të saj në këtë Komision. Komisioni i dhënies së koncesnionit, i dërgon një letër Klodian Zotos, ku i thotë ke fituar koncesionin.
Pas të gjitha këtyre që unë lexova, pas një viti shkresash, ministrash që thonë jo, që nuk e ekziston, që nuk ekzistojnë fondet buxhetore, që po shkelni ligjin, që kryetari i Bashkisë së Tiranës shkel ligjin, miratohet procedura koncensionare dhe njoftohet fituesi. Ministria e Mjedisit ka paraqitur si ministër, me vendimin numër 1 të kësaj date se kjo kompani është fituese.
Por çfarë ndodh?
Në qoftë se Bashkia e Tiranës kishte tërhequr përfaqësuesin e saj zotin taulant Tusha nga Komisioni i Koncensionit, zoti Taulant Tusha tashmë e ka firmosur këtë koncension. Pra, megjithëse ishte tërhequr nga procedura, ka shkuar dhe ka miratuar këtë koncension. Ministria e Mjedisit i njofton APP-në për fituesin, Ministria e Mjedisit i dërgon edhe avokaturës së shtetit kërkesë për sa i përket kontratës koncensionare që unë lexova këtu më poshtë.
Do vij avokatja e shtetit, kemi dhe mendimin e avokates së shtetit, do shohim se sa janë marrë parasysh kërkesat e avokaturës së shtetit për këtë kontratë abuzive ku të gjitha risqet i mban shteti dhe asnjë risk nuk mban koncensionari dhe më pas publikohet kontrata e nënshkruar nga të gjitha palët. Harrohen të gjitha shqetësimet që ishin ngritur në këtë një vit e gjysmë dhe konsiderohet sikur kjo është një procedurë normale koncensionimi.
Ndërkohë, çfarë ndodh?
Mbyllet Porto Romano, Me një vendim abuziv, mbyllet Porto Romano. Edhe këtu kemi një tender ku është shfaqur sigurisht, zoti Klodian Zoto përfitues i këtij tenderi. Dhe pas vendimit abuziv, siç u ngrit në këmbë Bashkia e Elbasan që Qazim Sejdini brenda ditës e nisi shkresën dhe tha kemi gjendje emergjence, ngrihet edhe Bashkia Durrës.
Vendimi numër 533 i Këshillit Bashkiak Durrës, që shpall emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, kërkohet që të shpallet emergjenca tek komiteti i menaxhuar e i menaxhimit të integruar të mbetjeve, të gjejmë thotë papritur një metodë alternative se nuk e dinë ka apo nuk ka metoda alternative dhe kërkohet mbështetje nga kryetari i Bashkisë.
Ndërkohë kemi një vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësimet në Inceneratorin e Tiranës që thanë që do të paguhet nga bashkia Tiranë, por që fatkeqësisht nuk paguhet nga bashkia Tiranë. Kemi përsëri një vendim të Këshillit Bashkiak Tiranë e cila miraton shpalljen e emergjencës për fushën e mbyllur vend depozitimi  për fushën e Porto Romanos dhe autorizon kryetaren e bashkisë zonjën Emirjana Sako, e cila në fakt nuk është kryetare bashkie, emëruar në bashkinë e Durrësit që kanë hyrë e kanë dalë shumë kryetarë që është bërë si drejtoreshë komunale e kanë autorizuar që të lidhë një marrëveshje me koncensionarin. I thonë lidhe ti marrëveshjen me koncensionarin, pa procedura koncensionare 10 milionë euro të cilën unë e kam këtu të cilën e kemi publikuar pa asnjë lloj procedure me koncensionarin e Tiranës për të çuar mbetjet atje.
Unë, zonja Zhupa, zoti Këlliçi kemi qenë kur kjo ndodhte në fakt dhe kur kjo ndodhte kamionët e Durrësit rrinin të rreshtuar te landfilli i Sharrës, nuk i pranonin, Durrësi digjej, mbetjet digjeshin, qytetet shqiptare digjeshin që t’ia çonin mbetjet inceneratorit të Tiranës dhe të paguhej. Rrinin atje kamionët të rreshtuar sepse nuk ishte bërë pagesa deri kur zonja Emirjona Sako negocioi me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe bëri pagesën 10 milionë euro. Kam vendimin e Këshillit Bashkiak të Durrësit që janë rritur tarifat e pastrimit të Durrësit për të përballuar pagesën e inceneratorit të Tiranës.
Ndërkohë që këto ndodhnin Kontrolli i Lartë i Shtetit bën dy raporte. Çfarë ndodh sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por njëkohësisht i kryqëzuar edhe me të dhënat e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë e cila ka paraqitur raporte monitorimi financiar për inceneratorin e Tiranës. Deri në fund të vitit 2018 thotë raporti i Ministrisë së Financave dhe të ekonomisë në këtë rast në fund të vitit 2019, është realizuar vetëm 6% e ndërtimit nga 30% i projektuar thotë Ministria e Financave që duhet të kryejë. Unë i kam këtu të gjitha pagesat në çdo vit që nga viti 2018 e në  vijim sa ka investuar shteti sa ka investuar koncensionari. Shteti ndërkohë që flasim deri më sot ka bërë 135 pagesa në thesar për inceneratorin e Tiranës, 36 milionë euro. Ndërkohë që inceneratori i Tiranës, koncensionari në vitin që flasim, në vitin 2019 ka bërë 6% të investimit nga 30% të investimit.
Pyetja që kam unë është: Në kontratën koncensionare ka disa penalitete dhe gjoba për kompaninë koncensionare të cilat ne i kemi analizuar me kujdes.
Neni 19 thotë: “Mosrespektimi i afateve nga data e fillimit të punimeve do të çojë në penalitete nga autoriteti kontraktor dhe nga njësia e zbatimit të projektit. Penalitetet janë si më poshtë:
400 euro në ditë nëse votohet 60-90 ditë
800 euro në ditë nëse vonohet 90-120 ditë
1250 euro në ditë nëse vonohet 121-180 ditë
2250 euro në ditë nëse vonohet më shumë se 300 ditë
Këtu ne kemi vonesa me vite. A ka marrë ndonjëherë gjobë inceneratori i Tiranës për këto vonesa dhe penalitete?
A është zbatuar ndonjëherë kontrata koncensionare në zbatim të detyrimeve të koncensionarit, por vetëm në detyrim të zbatimeve të shtetit? Sepse siç e thashë edhe më parë risku që ka për shtetin kjo kontratë koncensionare është i jashtëzakonshëm. Ndërkohë përsëri deri në vitin 2021 ministria e Financave ka po të njëjtat raporte.
Referuar tabelës thotë ministria e Financave në 2018-ën kanë investuar vetëm 20% të asaj që duhej të kishin bërë. Në vitin 2019 është akoma më keq gjendja, 2.8% koncensionari sipas asaj që duhej bërë. Nuk ka asnjë forcë madhore, asnjë shkak madhor. Kontrata thotë forca madhore, shkaqet madhore kush janë, janë të përcaktuara atje.
Nuk është zbatuar kontrata, janë vendosur penalitete?
Pse nuk është mbajtur koncensionari përpara përgjegjësisë?
Në total është investuar 31.7% thotë dokumenti zyrtar i shtetit, ministria e Financave, Kontrolli i Lartë i Shtetit nga ajo që duhej të kishte investuar koncensionari, një e treta e vlerës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre të njëjtat shqetësime që ngrita unë sot këtu risku që vjen nga fakti që bashkia Tiranë e ka marrë vetëm përsipër këtë pa pasur fondet. Kontrolli i Lartë i Shtetit e gjykon këtë se kjo është një shkelje edhe sipas ligjit në fuqi. Dakordësia e bashkisë Tiranë në lidhje me inceneratorin e Tiranës është e pamjaftueshme pasi inceneratori i Tiranës është për të gjithë qarkun e Tiranës thotë KLSH.
Dokumentet që ato kanë këshilluar, bashkia e Tiranës edhe kjo sipas ligjit në fuqi ka qenë dakord për këtë inceneratori por nuk është shprehur Këshilli Bashkiak i Tiranës. Kujtojmë që Këshilli Bashkiak i Tiranës është përgjegjës edhe për çështjen e pronës. Çdo vendim pronësor që merret për transferim prone, për dhënie me koncesion duhet të kalojë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duhet të kalojë edhe me shumicë të cilësuar në fakt. Nuk e di a e ka kaluar këtë kryetari i bashkisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës? I ka tejkaluar kompetencat e tij? Ka marrë rolin që s’i takon të Këshillit Bashkiak të Tiranës?
KLSH-ja vëren se edhe në rastin e dakordësisë së Tiranës përsëri s’e kanë ndjekur rrugën ligjore sepse duhej të ishte mbledhur Këshilli Bashkiak i Tiranës thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të dhënë mendimin mbi tavanet buxhetore sepse janë angazhuar për 430 milionë euro për 90 vitet në vijim. Dhe këtu kemi një cenim të autonomisë vendore për sa i përket bashkive të tjera të qarkut Tiranë. Projekti i PPP-së ka parashikuar një pagesë prej 7.4 milionë euro pa TVSH përmes detyrimit minimal për bashkinë Tiranë, 700 ton mbetje në ditë që shkon në total 222 milionë euro. Ju kujtohet kërkesa prej 90 milionë euro ndoshta ministria e Mjedisit që i kushton ky incinerator buxhetit të shtetit? Shkoi 222 milionë euro thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit pa TVSH.
Risku i dytë: Një sjellje e tillë thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit i shton risqet në buxhetin qendror dhe vendor sepse këto fonde nuk ekzistojnë, nuk janë të parashikuara në asnjë buxhet, as në planin buxhetor afatmesëm të buxheteve vjetore minimumi. KLSH ka konstatuar se kur është miratuar ky plan buxheti i shtetit nuk i ka pasur këto fonde. Pra është buxhetuar për një shumë që nuk ekziston në buxhetin e shtetit dhe kjo është një shkelje në Ligjin e Menaxhimit të Shpenzimeve Buxhetore që sot është në zbatim KLSH, ka konstatuar se kur është miratuar ky plan buxhet i shtetit nuk i ka pasur këto fonde pra është buxhetuar për një shumë e cila nuk ekziston buxheti i shtetit dhe kjo është një shkelje në menaxhimin e ligjit të shpenzimeve buxhetore që sot është në zbatim nga Ministria e Financave po njëkohësisht dhe nga pushteti lokal.
Me fjalë të tjera Ministria e Mjedisit e ka siguruar prandaj jua tregova historikun e shkresave. Ministria e Mjedisit e ka siguruar gjatë gjithë kohës të operimit të miratimit të procedurës koncesionare që këto fonde ekzistojnë, që kushtojnë 90milion Euro, ndërkohë që fondet nuk ekzistonin thotë kontrolli i lartë i shtetit dhe nuk ka pasur asnjë dokument formale që të ishin miratuar me një letër zyrtarë shteti 430milion Euro që kushton ky koncesion. Për më tepër ndërhynë dhe në autonominë vendore do paguhet thotë me grandin e pa kushtëzuar, grandi i kushtëzuar i bashkive shkon për paga dhe këtu e konsideron kontrolli i lartë i shtetit si shkelje. Grandi i kushtëzuar shkon për paga por edhe grandin e pakushtëzuar ia kushtëzojnë tani bashkive edhe grandin e pakushtëzuar që mund të bëjnë ndonjë investim bashkitë i thonë që çojeni tek Inceneratori, ky është përsëri nën cenim i autonomisë vendore. Duke qenë se parashikimet janë fiktive thotë kontrolli i lartë i shtetit, ju kujtohet që Ministria e Mjedisit thoshte që bëhet 29 Euro për ton mbetje kosto e administrimit në inceneratorit e Tiranës. Kontrolli i lartë i shtetit thotë duke qenë se kostot janë fiktive janë të gënjeshtërta pas analizës dhe studimit del që kostot reale për ton nuk janë 29 Euro për ton por i kushton sot buxhetit të shtetit 40 Euro për ton administrimin në inceneratorin e Tiranës, pse? Kostot po jua rendis tani. Inceneratori i Tiranës do të ketë përfitime edhe për energjinë edhe për shitjen e energjisë 133milion Euro me 70 Euro për mega wat por njëkohësisht nuk disponohet asnjë evidencë që justifikon aplikimin e shitjes për 70 Euro mega wat. Ministria e Infrastrukturës dhe e energjetikës nuk ka dhënë, nuk ka pasur një komunikim me Entin Rregullator për miratimin e kësaj procedurë. Nuk ka pasur me entin që miraton politikat dhe nuk ka pasur asnjë procedurë formale të miratimit të kësaj Ministri Gjiknuri kur të vijë këtu duhet të na jap përgjigje. Në lidhje me sa më sipër arrihet në konkluzion që projekti konçesionar nuk është kundërshtuar nga Ministria e Financave edhe në fund edhe se është miratuar i tillë. Ministria e financave duhej ta kishte ndaluar ketë, ka kaluar në këshill të ministrave bonus, ka pasur mundësinë që ta ndalonte këtë procedurë dhe nuk e ka ndaluar është mjaftuar vetëm me dërgimin e disa shkresave dhe në fund kur është miratuar koncesioni e ka marrë të mirëqenie këtë. Është përgjegjësi i Ministrisë së Financave firmosja e kësaj kontrate koncesionare dhe risku që ajo mban, sepse kanë implikim të drejtë për drejtë në buxhetin e shtetit. Ju kujtoje detyrimin ligjor, Ministria e Financave duhet të japi ok paraprakë financiare që kjo është brenda tavanit buxhetore për çdo kontratë konçesionare.

Diferencat e paraqitur në investimet e propozuar për mjete të transportit thotë kontrolli i lartë i shtetit ka një diferencë që nuk është raportuar saktë, gjejmë një shkelje për këtë arsye kostoja është më e lartë vetëm sipas shpenzimet të transportit 58milion Euro thotë kontrolli i lartë i shtetit pra kostoja reale e Inceneratorit është edhe 58milion Euro më shumë se 22milion Euro që komunikova pak më përpara.
Të gjitha këto kosto duke shtuar pjesën e energjisë duke shtuar pjesën e çmimit duke shtuar pjesën të inflacionit dhe riskun të kursit të këmbimit që riskun e kursit të këmbimit kontrolli i lartë i shtetit, inflacionin e ka llogaritur në 78 milion Euro. Kosto për ton mbetje sot reale në inceneratorin e sharrës është 40 Ton për mbetje.
Qeveria Shqiptare ka gënjyer, Bashkia e Tiranës ka gënjyer, Ministria e Mjedisit ka gënjyer, Ministria e Financave ka gënjyer kosto që ne paguajmë sot në sharrë është 40 Euro/ Ton. Pavarësisht gjithë këtyre problemeve metodologjike, pavarësisht se kosto u rrit, kostoja totale e këtij projekti thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit, i provuar dhe i dokumentuar duke shtuar të gjitha këto që unë përmenda shkon në 430milion Euro dhe këtu ka përgjegjësi Ministri Arben Ahmetaj dhe ish Ministri Lefter Koka për miratimin e këtij projekti dhe për faktin që ka miratuar një kontratë koncesioneve që ia ka transferuar të gjitha risqet shtetit dhe asnjë risqe koncesionarit. Dua të ndalem edhe tek një element i fundit përpara se t’ia jap fjalën zonjës Zhupa, pjesë e anekseve koncesionare megjithëse kanë hequr shumë dokumente në kemi arritur të gjejmë një pjese të tyre, një pjesë të tyre sigurisht që mungojnë është edhe grafiku i punimeve sot komisioni hetimor parashikohet të shkojë tek inceneratori i Tiranës por për mua ishte e kot, unë kam qenë njëherë atje z. Këlliçi ka qenë, znj. Zhupa ka qenë ishte e kotë qeveria po insiston por pyetjet e mia sot janë;
Loti i parë i incenerimit, a ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019 dhe a është aty fizikisht që në dhjetor 2019 meqenëse e ka marrë pagesën siç thotë kontrata koncesioneve.
Loti i dytë i punimeve të incenerimit të mbetjeve a ka shkuar 6 muaj më pas?
Loti i tretë i punimeve a ka shkuar në dhjetor të 2019?
Loti i katërt e kështu më radhë çfarë po ndodh sot me inceneratorin e Tiranës? A kemi një kod të mbushur me akacie, të lyer me bojë, të bojatisur siç dinë këto të bëjnë? A kemi sot një landfilli që kryen vetëm procesin e landfilli apo kemi sot një incenerim të plotë me të 9 lotët fizikisht atje, me impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura. Atje fizikisht siç thotë grafiku i punimeve me të gjithë elementet e incenerimit atje siç thotë grafiku i punimeve atje jemi në shkurt të vitit 2022. A ndodhen fizikisht të gjithë këto element që unë përmenda? Por përpara që të shkojmë atje znj. Zhupa jep përgjigje kontrollit lartë të shtetit për përformancën se çfarë ka gjetur atje 1 muaj më parë kur ka shkuar.

Artikulli paraprakSikur Berisha dhe foltorja të ishin konservatorë
Artikulli tjetërOpozita shkon në inceneratorin e Tiranës, Tabaku pyet për Gugalljan dhe Zoton: Meqë erdhëm, të kapim ndonjë kriminel këtu, janë në kërkim ndërkombëtar!