Durrësi pa ujë, qytetarët nuk informohen për mungesën

Qytetarë durrsakë të lagjeve të ndryshme po përballen me mungesën e ujit për përdorim vetjak që prej pasdites së djeshme.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve bën të ditur se problemet në furnizimin me orar të popullatës janë si pasojë e remonteve që po bën OSHEE në stacionet e Fushë Kuqes dhe Milotit.

Mungesa e një njoftimi paraprak për ndërprerjen e furnizimit i ka lënë shumë qytetarë pa ujë, pasi nuk kanë pasur asnjë mundësi të marrin masa për të përballuar këtë emergjencë.

 

Artikulli paraprakPërfaqësuesit e Ambasadës së SHBA takim me drejtues të SPAK dhe BKH
Artikulli tjetërZyrtare nga INSTAT, në dy vite pandemi shënohen 14.6 mijë humbje jete shtesë në vend; Bilanci rishikohet me rritje, ishte tragjik për 2021