Shfryn Mesi!

Shfryn Lionel Mesi. Pas humbjes 3-0 ndaj Brazilit i zhgënjyer me veten, por edhe me shokët e skuadrës, ylli i përfaqësueses albiceleste foli me tone të ashpra përpara mediave. Në Belo Horizonte, Selecao keqtrajtoi Argjentinën që tashmë rrezikon ndjeshëm kualifikimin në Botërorin Rusi 2018. Pas 11 ndeshjeve të para në grupin e Amerikës së Jugut, La Selecion pozicionohet në vendin 6-t në kuotën e 16 pikëve dhe nëse elimintoret do të kishin përfunduar sot, Argjentina do të kishte mbetur jashtë Kupës së Botës. Menjëherë pas sfidës së Mineiraos, Mesi shpërthehu me deklaratat e tij: “Kemi prekur fundin, megjithatë gjithçka varet ende nga ne dhe duhet të rizgjohemi.
Në të gjithë këtë situatë shumë të keqe, pozitive është që jemi akoma gjallë, deklaroi fillimisht 5-herë fituesi i Topit të Artë. Më tej Mesi shtoi, “duhet të punojmë me inteligjencë, sepse kjo përfaqësuese ka futbollistë të mëdhenj, por kur mendja nuk është në rregull këmbët e kanë të vështirë të përgjigjen. Gjithsesi duhet të mendojmë pozitivisht dhe ta ndryshojmë këtë situatë”, theksoi Leo Mesi. Ndeshja e radhës për nënkampionët e Botës është ajo ndaj Kolumbisë, një sfidë decizive kjo për skuadrën e Edgardo Bauzas”. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Kolumbisë, dhe ta harrojmë sfidën ndaj Brazilit, nuk na lejohen më gabimet shtoi në përfundim 29-vjeçari.
Brazili i dha një leksion të vërtetë futbollit Argjentinës në garën kualifikuese të Rusi 2018 që u zhvillua në “Belo Horizonte”. “Selecao” fitoi me rezultatin e thellë 3-0, duke e vënë seriozisht në diskutim avancimin e “bardhekaltërve”, për të cilët ky ishte rezultati i katërt radhazi pa fitore. Duelin mes dy “yjeve” të Barcelonës e fitoi Neymar, me Mesin që nuk mundi të bënte asgjë përballë rivalëve historikë. Një mbrëmje jo edhe për Higuain, i cili vazhdon të jetë në hije kur luan me kombëtaren, ndonëse te Juventusi është një ndër pikat më të forta të skuadrës.
Brazili kaloi në avantazh në minutën e 24-rt me Coutinhon, i cili pas një kotrolli të bukur të topit goditi saktë nga rreth 18 metra, duke mposhtur portierin Romero. Tentativat e Mesit ishin shumë pak për të rrezikuar portën e Selecoas, që u shfaq një makineri e pamëshirshme. Neymar në të 38-ën u ndal nga shtylla, por ylli i Barcelonës nuk mund të gabonte përballë Romeros në kohën shtesë të pjesës së parë, pas pasimit të saktë të Gabriel Jesus.
Në pjesën e dytë Argjentina e humbet toruan. Skuadra e Edgardo Bauzas nuk ka forcë, karakter dhe ide për t’u kthyer në lojë. Goditjen përfundimtare Brazili e dha në minutën e 59-të me Paulinhon, i asistuar në këtë rast nga Renato Augusto.
Edhe pas këtij momenti, rastet më të pastra i pati Brazili, megjithatë rezultati mbeti ai i minutës së 59-të. “Selecao” mbetet e pathyeshme në shtëpi në sfidat eliminatore të historisë së botërorit, duke qenë shumë pranë kualifikimit në “Rusi 2018”, ndërsa Argjentina e Mesit duhet të bëjë më të mirën në takimet e mbetura, nëse dëshiron të jetë pjesë e 4 ekipeve më të mira të Amerikës së Jugut.

Artikulli paraprakTe Colorado besojnë te riaftësimi i shpejtë i Gashit
Artikulli tjetërBllokohet tuneli për ndeshjen