OBSH ngre alarmin: Një valë e re e COVID-19 po përhapet në Europën Lindore

Numri i rasteve me koronavirus në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë është dyfishuar gjatë dy javëve të fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi një valë të re të infektimeve me COVID, në Europën Lindore, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore që të përmirësojnë fushatën e vaksinimit.

“Një valë e re e pandemisë së koronavirusit po përhapet drejt Evropës Lindore”, bëri me dije OBSH.

OBSH, theksoi nevojën e vazhdueshme zhvillimin e testeve të shpejta dhe përdorimin e maskës.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fobsh ngre alarmin nje vale e re e covid 19 po perhapet ne europen lindore%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

“Përballë valës Omicron dhe deltës që ende qarkullon gjerësisht në lindje, kjo situatë shqetësuese nuk është koha e duhur për të marrë masat që ne e dimë se punojnë për të reduktuar përhapjen e virusit,” tha Hans Kluge, drejtori Rajonal i OBSH -së për Evropën.

Artikulli paraprak“E mundëm Perëndimin pa asnjë të shtënë”, Rusia fillon tërherqjen e trupave nga Ukraina, Moska kërkon të bindë qytetarët për fitore
Artikulli tjetërPse liderët perëndimorë kanë frikë të bëjnë testin PCR në Rusi? Kancelari gjerman mbërrin në Moskë, pas Macron edhe Scholz refuzon…