Kryeministri i Kanadasë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për t’i dhënë fund protestave kundër masave anti-covid që kanë paralizuar kryeqytetin dhe trafikun tregtar në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky vendim është marrë për herë të parë pas gjysëm shekulli, duke i lejuar kryeministrit të pezullojë përkohësisht lirinë e civilëve për të rivendosur rendin publik, për shembulll duke ndaluar grumbullimet publike ose duke kufizuar udhëtimet në disa zona të caktuara. Por ky vendim pret ende miratimin e parlamentit brenda kësaj jave.
Kjo masë është aktivizuar vetëm një herë në kohë paqeje – nga babai i Trudo, ish kryeministri Pier Trudo, gjatë të ashtuquajturës kriza e tetorit në 1970-ën. Pas tre javë protestash, kryeministri i Ontarios, një nga 10 provincat e Kanadasë, ka vendosur të pezullojë certifikatën e gjelbër që ishte dhe epiqendra e protestës së kamionistëve.
Kryeministri Dog Ford u shpreh se do të anulohen certifikatat e gjelbëra që nga 1 marsi, duke shpjeguar e pjesa më e madhe e njerëzve janë të vaksinuar dhe kulmi i infektimeve me Omicron është tejkaluar.
Ai theksoi se vendimi nuk u mor për shkak të protestave, por sepse kështu është më e sigurtë.