Basha: Pas aferës së inceneratorëve është vetë Edi Rama. Vjedhja e shekullit nuk mund të ndodhet pa miratimin e tij

Kreu PD Basha akuzoi se në aferën 430 milion euro me inceneratoët janë përfshirë gjysma e qeverisë.

Siç e keni vërë re gjatë gjithë seancës parlamentare fokusi i artisë Demokratike ka qenë te afera e shekullit. Ajo që i gjithë opinioni publik, të majtë e të djathtë e kanë kuptuar se është vjedhja më e madhe që ka ndodhur në këto 30 vite, afera e djegies, së plehrave apo e inceneratorëve.
Pse është i rëndësishëm Koncensioni?
Sepse ju e dini që ne kemi 6 vite që e denoncojmë. Vitin e kaluar kemi qenë së bashku 3 javë ditë për ditë në ditët e fundit të vitit. Por komisioni ka bërë atë çka denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve dhe të medias nuk arrinin dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur këto para. Dhe mekanizmi është një mekanizëm i denjë për skenarët e mafies.
Të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit, agjencive të shtetit të përfshirë drejtpërsëdrejti ose përmes dëshmive të tyre siç ishte dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve e cila praktikisht tha se inceneratori i Elbasanit është prokuruar pa prokurim, pra pa pasur një procedurë prokurimi.
Pyetja që shtrohet dhe sigurisht është retorike, a mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë vetë Edi Rama kryeministër?
Kjo është pyetja që i është bërë vazhdimisht. I është bërë dje nga disa prej kolegëve tuaj në Washington.
Përgjigja është qesharake: Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Ndërkohë që para syve të shqiptarëve janë akoma imazhet që kur inceneratori Elbasanit një nga tre inceneratorët e kësaj aferë që i ka kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro u denoncua atë ditë që u denoncua në prokurori Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar dhe çoi tek Inceneratori. Është rasti i parë e ndoshta unik në botë që mblidhet Grupi Parlamentar i një partie politike, për më shumë i një partie politike në pushtet te një vend grumbullim plehrash. Pse?
Mjafton të dëgjoni mesazhet që Edi Rama i jep atë ditë nga inceneratori i Elbasanit, merr në mbrojtje një aferë korruptive, një aferë kriminale.
E rëndësishme është që ky komision po provon dita ditës se si funksionon ngritja e kësaj skeme dhe disa elemente sepse ka shumë, aq shumë saqë edhe media shpesh e ka të vështirë të përcjellë gjithçka.

Artikulli paraprakDeputeti i PD, Salianji ngre alarmin: Kriminelë që kërkohen nga Spanja po përdoren nga PS
Artikulli tjetër“Rama s’mund të lajë duart nga përgjegjësia e vjedhjes së 430 mln eurove nga inceneratorët”, PD: Ja 6 shkeljet që janë konstatuar nga Komisioni Hetimor