“Gledis Nano ka afat deri të hënën…”, Basha: Jepni të dhënat e sistemit TIMS, kam qenë vetë ministër i Brendshëm dhe e di…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që t’i japë Komisionit Hetimor për Inceneratorët informacion lidhur me të dhënat e sistemit TIMS.

Ishte kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku, e cila tha se nuk i kanë marrë ende të dhënat e sistemit TIMS, ndaj dhe Basha i la afat kryepolicit Nano deri ditën e hënë, që të japë të dhënat.

Basha: I bëj thirrje Gledis Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të mohojë informacionin e lëvizjes së personave, për të cilët është bërë kërkesa. Ja bëj këtë kërkesë, nga informacionet e ardhura nga PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Nanos, por me urdhër politik nga lart. Nuk ka lart, kur vjen puna te zbatimi i ligjit. Ndaj, z. Gledis Nano i bëj thirrje që brenda ditës së hënë të japë të dhënat, se si ministër i Brendshëm, që kam kontribuar në instalimin e sistemit TIMS, e di sa e lehtë është t’i kthehet përgjigje komisionit hetimor nëse këta persona kanë udhëtuar së bashku dhe sa herë. I kujtoj Nanos se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me komisionin përbën jo vetëm vepër penale.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=489&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fgledis nano ka afat deri te henen basha jepni te dhenat e sistemit tims kam qene vete minister i brendshem dhe e di%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Artikulli paraprakBasha bën deklaratën e fortë: 3 deputetë të PS në komision janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve
Artikulli tjetër“Dua të besoj që SPAK të bëjë detyrën e vet”, Basha: E garantoj për mbështetjen time dhe PD. Jam i pakënaqur me ritmin e procedimit penal. Mund të dështojnë