Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Skandali i inceneratorëve dhe vendimi “non grata” do të hyjnë në rrugën e ligjit!

Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe aktivisti i PD dega Itali Alban Daci është shprehur se skandali i inceneratorëve dhe vendimi “non grata” do të hyjnë në rrugën e ligjit dhe do të habiteni të gjithë së çfarë do të ndodhë.

Daci shprehet se e para është në vartësi të politikës e dyta po mundohet të prodhojë politikë për të shpëtuar dhe ngjarja e dytë politikisht do të marr fund pas zgjedhjeve të 6 marsit!

Skandali i inceneratorëve dhe “Non Grata” do të prodhojnë dy maksiprocese! Dy janë ngjarjet që do të prodhojnë maksiprocese që do të habitet i madh dhe i vogël:

– skandali i inceneratorëve
– vendimi “non grata”

Kur këto dy ngjarje do të hyjnë në rrugën e ligjit, do të habiteni të gjithë së çfarë do të ndodhë! Të dyja do të marrin formën ligjore shumë shpejt. E para është në vartësi të politikës e dyta po mundohet të prodhojë politikë për të shpëtuar. Ngjarja e dytë politikisht do të marr fund pas zgjedhjeve të 6 marsit!

PD, për fatin e mirë të saj dhe të politikës është një hap para, sepse është ndar me të kaluarën dhe është vendosur përballë me të tashmen per te luftuar aferat korruptive.
PD është në anën e shqiptarëve dhe të shtetit të së drejtës!

Artikulli paraprakKandidati Luan Hoti publikon videon: Durrësit i duhet një kryetar bashkie që i shërben njerëzve. Koha e vendimeve klienteliste, merr fund në 6 mars
Artikulli tjetërJorida Tabaku: Ermonela Felaj dhe tre anëtare te komisionit ne konflikt interesi. Kërkojnë te pengojnë hetimet