Rama asnjë përgjigje për pagesat 4 mln euro të kompanive të Lefter Kokës; asnjë përgjigje për pagat mbi 150 mijë të babait të Alqi Bllako

Jorida Tabaku: Z.Rama, z. Dëshmitar une e di qe ndoshta me batuta mund te jeni shume mire, edhe me propagande.

Une kam lidhje me fakte, me shifra, me argumente, me dëshmi qe kam dëgjuar ne kete komision. Do ‘ju kërkoja me shume mirësjellje qe te vazhdonim me pyetjet duke evituar çdo koment.

Ne qofte se ju gjykoni se nuk përgjigjeni dot, qe është jashtë kompetencave te Kryeministrit, qe nuk ka lidhje me funksionet e Kryeministrit, mund te na përgjigjeni kështu.Do t’ju kërkoja qe te fokusoheim tek çështje, argument, faktet dhe shifrat.Keni gjithë mundësinë qe çdo batute kundrejt çdo kujt prej nesh mund ti bëni jashtë kësaj salle.

Z. Dëshmitar a është z.Damian Gjiknuri, i cili ne kete komision deklaroi qe ka njohje dhe ka udhëtuar me këto persona qe ne vitin 2001, nje nga pronaret përfitues sipas ligjit qe qeveria e Shqipërisë ka miratuar se fundmi ne parlament?

Rama refuzon të përgjigjet për 17 procedurat brenda një dite për dhënien me konçesion të inceneratorit të Elbasanit

Jorida Tabaku: Me te drejte thoni se jeni makineri shtetërore.

Flasim për përgjegjësi per ketë makineri, pasi ne kete komision qe nga administratorët e kompanisë e deri zyrtarë te shtetit kishin amnezi, ku thonin se “nuk mbaj mend! Nuk u kujtohet!”

Ndaj ua përsërita edhe ju këtë pyetje: A mbani mend mbledhjen e qeverise 17 dhjetor 2014, për vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 907 për mbështetjen e financimit për kontratën koncensionare te Elbasanit?

Rama, si administratori i Fierit dhe sekretari i tij i përgjithshëm i Qeverisë, nuk mban mend mbledhjes e datës 17 dhjetor 2014 për miratimin e financimit të kontratës konçesionare.

Artikulli paraprakKreu PD, Basha në Dibër: Dibranët e zgjuar nuk janë në shitje, as nuk gënjehen, as nuk mashtrohen, Luan Haka është kandidat i Partisë Demokratike dhe do të jetë me besimin dhe votën e dibranëve kryetari i bashkisë
Artikulli tjetërRama shmang përgjegjësinë për inceneratorët: Për aktet ligjore punon makineria e ministrave, nuk merrem unë